• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIKE/ Bostoni zgjedh gruan dhe aziatiko-amerikanen e parë si kryebashkiake
Home
Nderkombetare

HISTORIKE/ Bostoni zgjedh gruan dhe aziatiko-amerikanen e parë si kryebashkiake

3 November, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Votuesit e Bostonit, shënuan një moment kyç në historinë e gjatë politike të qytetit, duke zgjedhur për herë të parë një grua në postin e kryetares së bashkisë e cila është njëkohësisht edhe aziatiko-amerikania e parë që zgjidhet në këtë detyrë. Michelle Wu shërbente në këshillin e qytetit.

Fitorja e zonjës Michelle Wu shënon një pikë kthese për qytetin. Përpara zgjedhjes së saj Bostoni ka zgjedhur vetëm burra të bardhë si kryetarë bashkie.

Zonja Wu kandidoi përballë Annissa Essaibi George. Fitorja e saj është dëshmia më e fundit se sa shumë ka ndryshuar Bostoni, kryebashkiakët e së cilit deri tani kishin mbiemra irlandezë.

Zonja Wu nuk do të ketë shumë kohë për të shijuar fitoren, ajo pritet ta bëjë betimin më 16 nëntor.

“Ne jemi gati për këtë moment, jemi gati për një Boston të ri për të gjithë. Një Boston që nuk i nxjerr njerëzit jashtë, por i mirëpret të gjithë ata që e quajnë qytetin tonë shtëpi”, tha zonja Wu.

Pak përpara se të mbante fjalimin e fitores zonja Wu, zonja Essaibi George e pranoi humbjen.

“Dua ta përgëzoj Michelle Wu. Ajo është gruaja e parë, personi i parë me ngjyrë si dhe aziatiko-amerikania e parë e zgjedhur për të qenë kryetare e bashkisë së Bostonit dhe kjo nuk është diçka e vogël”, tha ajo.

Zonja Wu kishte marrë mbështetje nga shumë politikanë të njohur përfshirë nga kryebashkiakia në detyrë Kim Janey, senatorët e SHBA-së Elizabeth Warren dhe Edward Markey, dhe ligjvënësja Ayanna Pressley, një ish-këshilltare e qytetit të Bostonit dhe anëtare e të grupit të ligjvënëseve demokrate në Kongres i ashtuqujtur “Skuadra”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Arditi: Graniti ka një lidhje jashtë, nuk mund t’ja thosha Fifit
Previous article PËR HERË TË PARË/ Publikohen pamje të reja të rrëmbimit dhe zhdukjes së Enver Stafukës. Kush ishin personat që e shoqëronin

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT