Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një konferencë urgjente për mediat ka folur në lidhje me rihapjen e dosjes “Gerdeci”.
Mediu e konsideroi kërkesën e SPAK dhe vendimin e Apelit të GJKKO si akte në kundërshtim me Kushtetutën.
Ai më tej shton se nuk ka patur asnjë lidhje direkt apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit të armëve në Gërdec.
Gjithashtu ish-ministri shprehet se asnjëherë nuk është bërë pengese e hetimeve dhe deri tani nuk ka reaguar në lidhje me sulmet që i janë bërë për respekt të atyre që janë prekur nga ajo tragjedi.
“SPAk dhe me vendimin e gjykatës së apelit sipas që në krye të erës dua të them se si kërkesa e SPAK për të hapur këtë ccështje dhe vendimi i gjykatës së posacme janë akte kundër. Si të tilla këto kompromentojnë profesionalizmin e këtyre isntitucioneve dhe nuk sjellin asnjë dobi, pasi cënojnë disa prej parimeve të rëndësishme për një drejtësi të rregullt. Propaganda dhe disa media publike nëpërmjet piblikimit të lajmeve të rrema kanë synuar që të krijojnë perceptimin publik se është ministri i Mbrojtjes për atë ngjarje.
Nuk kam reaguar ndaj sulmeve vetëm në respekt të atyre që u prekën nga tragjedia, por duket se kjo është keqpërdorur nga spekulantët. Kam dhënë dorëheqjen dy ditë pas ngjarjes por kam qenë aspak i fajshëm. Nuk i jam shmangur hetimit dhe gjykimit për këtë çështje. Akti im i dorëheqjes ishte shprehje e thellë për dhimbjen e jetëve të humbura. Nuk jam shmangur nga hetimi, jam vendosur në dispozicion të hetimit pa asnjë reserve. Më kanë hetuar 360 gradë si asnjë politikan tjetër, duke kqyryr ccdo llogari bankare time dhe familjarët e mi, duke pyetur ccdo njeri për mua, duke përgjuar telefonin. Pra nuk është e vërtetë që për këtë ccështje nuk ka patur hetim”, tha ai.


