• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRITERET/ Hapen aplikimet për funksionin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe…
Home
Politikë

KRITERET/ Hapen aplikimet për funksionin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe…

3 November, 2021 F.autor Politikë

Ditën e sotme kryeministria ka shpallur njoftimin për aplikim për funksionin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Agjencia ka si mision koordinimin e ndihmës së huaj për programet e projektet zhvillimore, asistimin e strukturave vendimmarrëse për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) dhe monitorimin e zbatimin e saj, ofrimin e mbështetjes metodologjike në hartimin e strategjive ndërsektoriale dhe sektoriale, me qëllim harmonizimin e tyre me SKZHI-në, si dhe monitorimin e zbatimit të tyre, koordinimin e procesit të administrimit të projekteve me interes kombëtar, ofrimin e mbështetjes për institucionet e administratës shtetërore për rritjen e kapaciteteve në fushën programeve dhe të projekteve zhvillimore.

Kandidatët duhet të plotësojnë disa kushte: a) Të jetë shtetas shqiptar; b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; c) Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“ Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, ose të barasvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në shkenca sociale, inxhinierike, juridike, ekonomike; ç) Të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet, ku 7 prej tyre në fushën e ekspertizës dhe/apo të administrimit publik;
d) Të dallohet për aftësi profesionale dhe cilësi të larta etiko-morale; dh) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; e) Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar, sipas legjislacionit në fuqi.

Njoftimi i plotë- PËR FUNKSIONIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM
TË AGJENCISË SHTETËRORE TË PROGRAMIMIT STRATEGJIK DHE KOORDINIMIT TË NDIHMËS

Në mbështetje të pikës 3, të nenit 102, të Kushtetutës, të vendimit nr.173, datë 7.3.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të ministrit”, dhe të krerëve III, pikat 1 e 2, dhe IV, pika 1, të vendimit nr.642, datë 29.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”, Kryeministria shpall njoftimin për aplikim për funksionin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (në vijim, Agjencia) organizohet në nivel qendror, është në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë.

Agjencia ka si mision koordinimin e ndihmës së huaj për programet e projektet zhvillimore, asistimin e strukturave vendimmarrëse për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) dhe monitorimin e zbatimin e saj, ofrimin e mbështetjes metodologjike në hartimin e strategjive ndërsektoriale dhe sektoriale, me qëllim harmonizimin e tyre me SKZHI-në, si dhe monitorimin e zbatimit të tyre, koordinimin e procesit të administrimit të projekteve me interes kombëtar, ofrimin e mbështetjes për institucionet e administratës shtetërore për rritjen e kapaciteteve në fushën programeve dhe të projekteve zhvillimore.

⦁ Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“ Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, ose të barasvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në shkenca sociale, inxhinierike, juridike, ekonomike;
ç) Të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet, ku 7 prej tyre në fushën e ekspertizës dhe/apo të administrimit publik;
d) Të dallohet për aftësi profesionale dhe cilësi të larta etiko-morale;
dh) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre
penale;
e) Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar, sipas legjislacionit në fuqi.

⦁ Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

a) Kërkesë për aplikim;
b) Jetëshkrim (curriculum vitae) i kandidatit (secila faqe, e firmosur);
c) Kopje e diplomës së arsimit të lartë;
ç) Kopje e librezës së punës ose dokument i ngjashëm ose vetëdeklarim, për të vërtetuar përvojën e punës;
d) Vërtetim ose vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore ose që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
dh) Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
e) Formular të aplikimit (të plotësuar e të firmosur) për informim për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta, në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
ë) Çdo dokument tjetër shtesë, që provon përmbushjen e kritereve të përzgjedhjes, sipas përcaktimit të pikës 2, të kreut III, të vendimit nr.642, datë 29.10.2021, të Këshillit të Ministrave.

⦁ Aplikantët të dorëzojnë një prezantim (10-15 faqe) në format Power Point lidhur me:

-filozofinë drejtuese për realizimin e misionit të Agjencisë, ushtrimin e përgjegjësive funksionale të saj, si dhe përmbushjen e detyrave, sipas përcaktimeve të vendimit nr.642, datë 29.10.2021, të Këshillit të Ministrave (vendim i publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 170, datë 2 nëntor 2021).
-strategjitë dhe risitë që mund të sjellë gjatë kryerjes së funksionit drejtues.
Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

⦁ Aplikimi bëhet duke dërguar dokumentacionin e kërkuar në adresën e e-mail-it: [email protected] ose duke e dorëzuar me postë ose fizikisht në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1. 1000, Tiranë, Shqipëri, brenda datës 12 nëntor 2021.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITË E VEÇANTË/ Besniku feston ditëlindjen dhe urimi i Jonidës na i bëri sytë zemra (FOTO)
Previous article LEIPZIG-PSG/ Paralajmërimi i Wijnaldum: E kemi parë sa e vështirë është, do të duhet të luftojmë

F.autor

Postime të ngjashme

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT