• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË DEKLAROI NË POLICI/ Kush është ish-kolegu që u mor në pyetje për vrasjen e Xhelal Reçit në Laç
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË DEKLAROI NË POLICI/ Kush është ish-kolegu që u mor në pyetje për vrasjen e Xhelal Reçit në Laç

3 November, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një ish-koleg polic, i Xhelal Reçit, vrarë në Laç pak ditë më parë, është marrë sot në pyetje në polici.

Mësohet se Faik Martinaj është marrë në pyetje nga policia në lidhje me vrasjen e ish-policit Reci, ngjarje e ndodhur mengjesin e 1 nentorit.  Ai ka deklaruar se me viktimën është njohur pasi kanë punuar të dy në një komisariat, por ka kohë që nuk është takuar me të.

Mësohet se Faik Martinajt i është plagosur i biri para dy vitesh dhe për ngjarjen janë dyshuar djemtë e viktimës. “Me të nuk kam patur konflikte apo probleme. Djali im ndodhet në Kosovë.” ka thënë Faik Martinaj ndërsa është marrë në pyetje.

NGJARJA NE LAÇ

Rreth orës 07:23 të së hënës, persona të armatosur i bënë atentat 60-vjeçarit Xhelal Reçi, në afërsi të një banke. Ish-polici nuk arriti t’i shpëtonte plumbave të marrë, duke ndërruar kështu jetë. Por ky nuk është atentati i parë që bëhet ndaj familjes Reçi. Në gusht të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar.

Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën dhe tentuan ta qëllonin me plumba. Në fakt, tre plumba qëlluan mbi makinën që udhëtonte Besnik Reçi, por për fat të mirë, nuk mbeti i lënduar askush. Kjo edhe falë lëvizjeve të shpejta dhe instiktive të Reçit, i cili pasi pikas atentatorët, devijon me makinë në trotuar dhe i shpëton atyre.

Ndjekja nga atentatorët ka zgjatur sërish, derisa Reçi i bëri shenjë policisë dhe ata e morën në mbrojtje. Asokohe nuk u zbardhën motivet e atentatit, por Besnik Reçi u cilësua si një njeri i qetë dhe aspak problematik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DINAMO-TIRANA/ Pritet një sfidë e "luftuar" nga të dyja skaudrat në "Air Albania" (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article KUPA E SHQIPËRISË: GRUPI B/ Surprizë e Egnatias me Kukësin, Flamurtari në "Paqe". Marshojnë Laçi me Vllazninë

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT