• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E COVID-19 NË SPITALE/ Dy urgjenca nga mëngjesi, rënie e vdekshmërisë dhe incidencës dy javore
Home
Breaking News

SITUATA E COVID-19 NË SPITALE/ Dy urgjenca nga mëngjesi, rënie e vdekshmërisë dhe incidencës dy javore

31 October, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka një rënie të vdekshmërisë nga COVID-19 në vend, por fatalitetet mbeten të larta.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi se mes pacientëve të shtruar në spitalin COVID 1 është edhe një 21-vjeçar me komplikacione.

Ai tha se gjithsesi moshat e reja të shtruara në spital janë shumë të pakta, në raport me moshat e mëdha, një pjesë e të cilëve kanë bërë dhe vaksinën.

“Sot është relativisht një ditë e qetë në spitalin COVID 1. Nga mëngjesi deri gati në mesditë kanë mbërritur vetëm dy urgjenca, çka nënkupton se situata në fundjavë ka qenë në qetë, ndërsa ditët e javës kanë dhe ngarkesën më të madhe. Pacientët që mbërrijnë në spital trajtohen për 1-2 javë në shtëpi dhe vijnë në gjendje të rënduar shëndetësore, alarm i ngritur nga mjekët gjatë gjithë pandemisë, por veçanërisht gjatë tetorit, pasi numri i vdekjeve në raport me shtrimet është jashtëzakonisht i madh.

Nëse do të krahasojmë javën e fundit me një javë më parë, ka një rënie të vdekshmërisë. Nga 16-23 tetor janë numëruar 60 viktima në spitalin COVID 1 dhe COVID 3 nga Sars-cov 2, ndërkohë që për javën e fundit të tetorit 24-31 tetor numri i viktimave është 46. Ka një rënie të vdekshmërisë me 14 jetë më pak të humbura. Për të njëjtin numër pacientësh ka më pak viktima, por numri i fataliteteve mbetet ende i lartë gjithsesi sepse në të dy spitalet nuk ka më shumë se 160 të shtruar, ndërkohë që viktimat ditore shkojnë 7-8 mesatarja në ditë. Javën e fundit dy pacientë kanë mbërritur në spital në frymën e fundit, por kanë ndërruar jetë ende pa u reanimuar për shkak të gjendjes së rëndë. Sa i takon incidencës dy javore të infektimeve me COVID-19 është 262 infektime për 100 mijë banorë. Vihet re një ulje e infektimeve në raport me situatën në fillim të tetorit, ku ishte mbi 300.

Në javën e fundit të tetorit ka pasur 3191 infektime në totale, me një mesatare ditore 455 infektime, ndërkohë që në fillim të muajit varionte nga 60-650. Sipas ekspertëve ka lidhje të drejtpërdrejt si me ndeshjen e Kombëtares Shqipëri-Poloni po kështu dhe me fillimin e vitit të ri akademik dhe fillimin e shkollave. Rritja me 20-30% e infektimeve në javët e para të tetorit ka lidhje me grumbullimin e qytetarëve. Të gjithë personat që vijnë në spitalin COVID 1 vijnë në gjendje të rënduar shëndetësore. Mes të shtruarve është edhe 21-vjeçar që dhe ai ka komplikacione në mushkëri si pasojë e COVID-19. Moshat e reja janë shumë të pakta, në raport me moshat e mëdha, një pjesë e të cilëve kanë bërë dhe vaksinën dhe gjithsesi ndodhen në spital. Për momentin nuk raportohet për asnjë grua shtatzënë të shtruar në spital”, raportoi Skëndaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIM ME TENDERIN/ Gjykata merr vendim për të arrestuarit në bashkinë e Durrësit
Previous article SAMITI I G20-S/ “Ekipi i zjarrfikësve” për të shpëtuar botën nga kriza

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT