• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I G20-S/ “Ekipi i zjarrfikësve” për të shpëtuar botën nga kriza
Home
Nderkombetare

SAMITI I G20-S/ “Ekipi i zjarrfikësve” për të shpëtuar botën nga kriza

31 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Liderët nga 20 ekonomitë kryesore të botës janë mbledhur në Romë për takimin e parë ballë për ballë pas rënies së pandemisë së COVID-19, me pritshmëri për të gjetur rrugëdalje për të përballuar ndryshimin klimatik dhe për të realizuar barazinë e shpërndarjes së vaksinave.

Samiti mbahet nga e shtuna deri të dielën në Romë të Italisë, për ndryshimet klimatike, pandeminë e COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike globale ndër temat kryesore.

Në ditën e parë të samitit u zhvillua sesioni i parë me titull “Ekonomia globale dhe shëndeti global,” kurse sesioni i dytë dhe ai i tretë të dielën fokusohen përkatësisht në “Ndryshimin e klimës e mjedisin” dhe “Zhvillimin e vazhdueshëm”.

Samiti mbahet në prag të samitit COP26 që zhvillohet në Gllasgou të hënën.

G20-a, e krijuar në vitin 1999, shërben si forum për bashkëpunimin ndërkombëtar për çështje ekonomike dhe financiare.

Anëtarët e G20-s përbëjnë rreth 60 për qind të popullsisë së planetit dhe rreth 80 për qind të PBB-së globale.

Presidenti kinez Xi Jinping mbajti një videofjalim në sesionin e parë të Samitit të 16-të të G20-s.

Lidhur me sfidat globale, Xi Jinping-u shtjelloi qëndrimin e Kinës dhe shpalli një propozim prej pesë pikash,duke u ndalur ne mënyrë te veçantë tek solidariteti për bashkëpunimin antipandemik.

“Deri tani, Kina ka ofruar mbi 1.6 miliard vaksina për mbi 100 vende e organizata ndërkombëtare. Pritet që sivjet kjo shifër t’i kalojë 2 miliardët. Tani Kina po zhvillon prodhimin e përbashkët të vaksinave me 16 vende dhe po negocion me 30 vende për partneritet bashkëpunimi për vaksinat në kuadër të ‘Një brez, një rrugë’.

Forcimi i bashkërendimit në të mirë të rimëkëmbjes ekonomike , zhvillimi i përbashkët dhe gjithëpërfshirës, janē drejtime ku G20-a duhet të vërë në jetë sëbashku me iniciativën e vet për nxitjen e inovacionit dhe eksplorimi i motorëve të zhvillimit. G20-a duhet të formulojë rregulla mbi bazën e pjesëmarrjes së plotë dhe konsensusit të gjerë, për të krijuar një mjedis të mirë për zhvillimin e drejtuar nga inovacioni. Integrimi i thellë i teknologjisë digjitale me ekonominë reale do të bëjë të mundur të ndihmohen vendet në zhvillim duke eliminuar “ndarjen digjitale”- nënvizoi presidenti kinez

Drejtim inrëndësishëm mbetet bashkëjetesa harmonike, e gjelbër dhe e qëndrueshme. G20-a duhet të mbështesë parimin e përgjegjësive të përbashkëta, por të ndryshme, të promovojë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Parisit për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe të mbështesë Konferencën e 26-të të Palëve të Konventës Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe konferencën e 15-të të Konventës për Diversitetin Biologjik të zhvillohen me sukses.

Më tej Presidenti kine, shtoi se : “Besoj se zhvillimi i Kinës do të sjellë më shumë mundësi të reja për të gjitha vendet dhe do t’i shtojë hovin ekonomisë botërore.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA E COVID-19 NË SPITALE/ Dy urgjenca nga mëngjesi, rënie e vdekshmërisë dhe incidencës dy javore
Previous article INSPEKTON PEDIATRINË E ELBASANIT/ Manastirliu: Pas Durrësit, një tjetër shërbim me standardet më të mira për fëmijët

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa Botë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende Aktualitet

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT