• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON PEDIATRINË E ELBASANIT/ Manastirliu: Pas Durrësit, një tjetër shërbim me standardet më të mira për fëmijët
Home
Politikë

INSPEKTON PEDIATRINË E ELBASANIT/ Manastirliu: Pas Durrësit, një tjetër shërbim me standardet më të mira për fëmijët

31 October, 2021 s.autor Politikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar Pediatrinë në Spitalin e Elbasanit, e cila po rehabilitohet me standarde bashkëkohore.

“Ky investim do të rrisë kapacitetet e shërbimit për fëmijët, pasi do të përfshijmë logopedinë, do të përmirësojmë standardet, do të kemi gjithë shërbimet e urgjencës dhe pavijoneve sipas specialiteteve. Nga ana tjetër është e rëndësishme me përfundimin e shtrirjes së shërbimit të laboratorit, do të kemi një standard të certifikuar laboratorik në çdo rajon. Nga pikëpamja e imazherisë, çdo gjë është e plotësuar. Ne e kemi realizuar rezonancën, skanerin, grafia e re që do të vijë, ekot, pra çdo pajisje do të jetë në spital”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se ne spitalet rajonale ofrohen sot standardet më të mira të shërbimit për nënën dhe fëmijët, falë investimeve të qeverisë shqiptare.
“Është besoj një ndër standardet më të mira, që vjen duke u përmirësuar vjen vit pas viti. Pas Pediatrisë së Durrësit, edhe në Elbasan po përfundon, në Berat, e shumë investime të tjera në kuadër të investimeve për nënën dhe fëmijën po vijojnë, edhe pse në një kohë të vështirë të pandemisë”, tha Manastirliu.

Sipas MSH, pediatria e Spitalit të Elbasanit përfundon rikonstruksionin dhe pajisjet me buxhetin e Shëndetësisë 2022, ndërkohë që vijojnë te finalizohen një sërë Investimesh në sektor si: Përfundimi i fazës së parë të ndërtimit dhe pajisjes me aparatura mjekësore të teknologjisë së avancuar të Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT si edhe rikonstruksioni dhe zgjerimi i Spitalit të Pediatrisë në QSUT (Faza II). Rehabilitimin e Maternitetit dhe Spitalit Rajonal Kukës. Ndërtimi dhe rikonstruksioni i Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Buxheti 2022 për shëndetësinë garanton modernizimin e infrastrukturës së shërbimit shëndetësor në të gjitha nivelet, duke nisur nga qendrat e kujdesit parësor, deri tek spitalet universitare, me synim, rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimit shëndetësor për qytetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI I G20-S/ “Ekipi i zjarrfikësve” për të shpëtuar botën nga kriza
Previous article SHERRI ME ILIRIN/ Donaldi përlotet: Më duket sikur po humbas veten…

s.autor

Postime të ngjashme

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin Politikë

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT