• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUJDES SIPAS EKSPERTËVE TË SHËNDETIT/ Ja ushqimet që duhet t’i blini bio
Home
Shëndet

KUJDES SIPAS EKSPERTËVE TË SHËNDETIT/ Ja ushqimet që duhet t’i blini bio

31 October, 2021 s.autor Shëndet

Ushqimi i mirë nuk është vetëm ai që ju shijon më shumë, por ai që konsiderohet si më i shëndetëshmi. Këtu futen ushqimet bio apo organike të cilat janë gjithnjë e më shumë në qendër të kryefjalës së ekspertëve të shëndetit.

Eshtë e vërtetë që të gjithë ushqimet duhet të jenë të shëndetshme, por disa prej tyre duhet t’i zgjidhni me më shumë kujdes.

Ekspertët e AgroWeb ju sugjerojnë që të bëni kujdes me këto 11 ushqime që i përdorni çdo ditë.

Mishi
Me siguri keni dëgjuar plot informacione për mishin dhe ndikimin e tij në shëndet.

Gjëja më e rëndësishme kur blini mishin është të siguroheni se ka sasitë e duhura të ushqyesve dhe nuk është i mbushur me kimikate të tjera.

Shpesh tek mishi jo cilësor gjenden gjurmë të mëdha hormonesh si ato të estrogjenit të cilat rrisin rrezikun e prekjes nga sëmundjet kancerogjene.

Kështu që sigurohuni të zgjidhni gjithnjë mish organic i cili është i pa trajtiuar me agjentë të dëmshëm kimikë dhe i certifikuar.

Qumështi
Një nga burimet më të mëdha të probiotikëve që shumica e njerëzve e marrin çdo ditë.

Është mjaft e rëndësishme që qumështi të jetë gjithnjë bio, por i kontrolluar.

Produktet e bulmetit në përgjithësi përbejnë 60-70 përqind të estrogjenit që njeriu merr nga ushqimi dhe kjo shifër është e konsiderueshme.

Shumica e këtyre hormoneve kalon nga lopa tek qumështi pasi këto të fundit ushqehen me tepricë hormonesh.

Çfarë i shqetëson ekspertët ëhtë se rreth % e lopëve që prodhojnë qumësht në botë trajtohen me një hormon të quajtur rBST.

Ky hormon stimulon prodhimin e qumështit duke rritur nivelin e një tjetër homoni në trupin e lopëve të ngjashëm me insulinën.

Sipas tyre sasitë e mëdha të këtij hormoni rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri apo kanceri i gjirit tek gratë.

Selino
Në një analizënga EWG ku u testuan rreth 89,000 produkte për nivelin e pesticideve në to një nga perimet më të kontaminuara rezultoi selinoja.

Sipas ekspertëve selinoja arrin t’i përthithë më shumë se bimët e tjera pesticidet apo kimikatet me të cilat spërkatet.

Disa nga perimet e tjera me nivele të mëdha peticidesh sipas këtij studimi ishin specat, spinaqi dhe patatet.

Luleshtrydhet
Ky frut mjaft i shijshëm i verës është shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të sasive të pesticideve apo hormoneve që mund të përthithë.

Tek luleshtrydhet në disa raste mund të gjendet rreth 13 lloje të ndryshme pesticidesh, të cilat mund të kthehen në rrezik për shëndetin.

Duke qenë se luleshtrydhet kanë vrima të vogla në sipërfaqe shpesh edhe larja e tyre me ujë të bollshëm nuk arrin që të largojë pesticidet e dëmshme.

Kështu në mënyrë që të mos krijoni shqetësime në organizëm, konsumojini ato vetëm në sezon dhe sa më organike.

Salca e domateve
Ushiqmet e konservuara apo salca e domateve përmbajnë kimikate që i mbrojnë nga baketeret të cilat mund të jenë një rrezik për shëndetin tuaj.

Në një studim të vitit 2009 nga Society of Toxicology, tek ushqimet e konservuara si salcat e domateve u gjendën gjurmë të një kimikati të quajtur BPA.

Ky kimikat mund të shkaktojnë probleme me imunitetin dhe probleme neurologjike krahas sëmundjeve të tjera./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË TEPELENË/ Makina godet kalimtaren, arrestohet shoferi
Previous article KONTROLLI I FAKTEVE/ A munden vaksinat kundër Covid, të shkaktojnë pasoja afatgjata për trupin?

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT