• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryemadhi nga VLORA: Do të jetë një PROTESTË paqësore. As vetë socialistët nuk…
Home
Shqipëri

Kryemadhi nga VLORA: Do të jetë një PROTESTË paqësore. As vetë socialistët nuk…

13 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së, deklaroi nga Vlora se Edi Rama po tenton të kapë sistemin e drejtësisë dhe çdo institucion tjetër të shtetit për të shantazhuar dhe kërcënuar shqiptarët, në mënyrë që ti mbajë të nënshtruar.

Kryemadhi tha se e gjithë kjo do t’i kthehet Ramës në një revoltë. Në një takim me strukturat e LSI-së në Vlorë, në kuadër të përgatitjeve për protestën e 27 janarit, Kryemadhi tha se protestat nuk kanë për qëllim as të kërcënojnë as të rrahin Edi Ramën, por t’i tregojmë se shqiptarët janë kundër tij.

“Për të rrahur Ramën ka sa të duash në Kuvend, madje edhe nga rradhët e socialistëve të tij, të cilët janë thellësisht të pakënaqur me qeverisjen e tij”, tha Kryemadhi.

Në vijim ajo shtoi se bandat dhe krimi i organizuar dhe ata që përfaqësojnë trafikantët e drogës blenë zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa Edi Rama është i lidhur me to.

Kryemadhi falenderoi strukturat e LSI-së që qëndruan heroikisht përballë strukturave kriminale, që kishin në shërbim edhe strukturat e shtetit.

“I dhatë një goditje psikologjike Edi Ramës sepse hesapet e tij ishin krejt të tjera. Vlora nuk është një Lungomare, që është ktheyr në një Lungopare që i kushton 10 milionë euro kilometri. E ka kthyer në Lungopare për kënaqësitë e veta mendore”, tha Kryemadhi.

Në vijim kryetarja e LSI-së theksoi se sot jemi në një udhëkryq, ku kryeministri i Rilindjes, e ka vendosur Shqipërinë nëse do të jetë në drejtimin e BE apo me zgjidhje ekstremiste.

“Rama po kërcënon qëndrueshmërinë jo vetëm politike, por edhe të politikës së jashtme.

Rama i rrezikoi dhe i vendosi në një pikë shumë kritike marrëdhëniet me fqinjët.

Situata me krimin na është kthyer në një sinfoni normale, shtetin e ka kthyer në një institucion në shërbim të krimit”, theksoi Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona nuk ndalet kërkon në skuadër Antoine Grizmann
Previous article Messi dhe evazioni fiskal, vjen lajmi i fundit...

F.autor

Postime të ngjashme

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT