• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOKUESE/ Shqiptari qëllon me thikë 62 herë rumunin në Britani (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

SHOKUESE/ Shqiptari qëllon me thikë 62 herë rumunin në Britani (EMRAT)

28 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Horror mund të konsiderohet ajo që ka kryer Erlin Hasa, një 35-vjeçar shqiptar në Britaninë e Madhe. I riu ka vrarë një person pasi e ka goditur me thikë rreth 62 herë. Dhe e gjithë skena është kryer në sy të njerëzve, të cilët kanë dëshmuar me sytë e tyre ngjarjen e rëndë.

35-vjeçari ka vrarë një 43-vjeçar nga Rumania, Marian Savu, baba i 3 fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në zonën e Perry Barr në Birmingham. Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit së bashku me disa persona të tjerë. Në orët e para të mëngjesit të dy së bashku kanë konsumuar kokainë dhe më pas e kanë shpërndarë me njerëz të tjerë në tavolinë.

Por disa minuta më vonë, teksa viktima po qëndronte i ulur dhe po lexonte mesazhet e gruas në celular, Hasa mori thikën, i hodhi krahun në qafë sikur ta kishte mik të ngushtë dhe pretendohet se në këtë moment e goditi me thikë.

Savu u kap në befasi nga sulmi dhe ishte i paaftë për të mbrojtur veten. Hasa më pas u mundua që ta therte në fyt dhe ta godiste me thikë në trup. Personat e tjerë që ndodheshin me ta, u arratisën sapo panë që ndodhi sulmi.

Sidoqoftë, Savu mundi që t’i shpëtonte sulmeve për momentin dhe doli jashtë në rrugë në një kryqëzim. Por shqiptari kishte ndërmend ta çonte sulmin deri në fund. Ai e ndoqi rumunin dhe e goditi me thikë në mes të rrugës derisa i mori jetën.

Raportohet se Hasa e goditi me thikë edhe teksa rumuni po jepte shpirt. Babai i 3 fëmijëve humbi jetën pasi u mbyt nga gjaku i tij pasi një nga plagët i kishte prekur venat.

Pas vrasjes, Hasa shkoi në apartamentin e tij për të larë gjakun që kishte në rroba. Megjithatë, nuk ishte i vështirë identifikimi i tij, pasi vrasjen e kishin parë shumë dëshmitarë.

Në momentin e arrestimit, Hasa ka qenë i çorientuar, i lyer me gjak, por sipas mediave, nuk hezitoi që ta hapte derën kur në shtëpi i shkoi policia. Ai është dërguar në qeli dhe akuzohet për vrasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHAFERRAJ E PYET PËR RRUGËN E DURRËSIT/ Ahmetaj: Mbyllet në fund të vitit
Previous article MUSTAFA NANO/ Shoqëria shqiptare është burrërore, shikoni Foltoret e Berishës!

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT