• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
XHAFERRAJ E PYET PËR RRUGËN E DURRËSIT/ Ahmetaj: Mbyllet në fund të vitit
Home
Politikë

XHAFERRAJ E PYET PËR RRUGËN E DURRËSIT/ Ahmetaj: Mbyllet në fund të vitit

28 October, 2021 s.autor Politikë

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë pas debatit për ndryshimin e rendit të ditës ka vijuar me interpelancën me zëvendeskryeministrin dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin dhe Programin eReformave kërkuar nga deputeti i PD-së, zgjedhur në Durrës, Ferdinand Xhaferraj. Deputeti demokrat i kërkoi shpjegime ministrit se përse në fund të korrikut, u anulua vendimi i qershorit të këtij viti për rikonstruksionin e dy rrugëve “Miqësia” dhe “Azem Hajdari – Gjelbërimi” në Durrës.

“Kërkesa për interpelancë dhe objekti im ka qenë që të zgjidhet problemi dhe duke qenë se zëvendëskryeministri i ka “larë duart” kam dashur që të jetë edhe ministrja e Infrastrukturës. Me vendimin e 30 qershorit të 2021 ka vendosur të përdorë një fond për rindërtimin 4 mld lekë për rikonstruktimin e dy rrugëve në Durrës, që shërbejnë si kryesore, jo vetëm të asaj zone por të gjithë qytetit. Një muaj më pas Këshilli i Ministrave vendosi ta shfuqizonte fondin. Si do të zgjidhet ky problem për ata banorë?” pyeti ai.

Arben Ahmetaj e sqaroi se bëhet fjalë për harmonizimin e projektit duke theksuar se procedurat për njërën rrugë janë mbyllur dhe për tjetrën në fund të dhjetorit.  “Në lidhje me shfuqizimin e vendimit të 30 qershorit të vitit 2021 u sqaroj se shfuqizimi i vendimit vjen si rezultat i harmonizimit të vendimeve të qeverisë lidhur me fondin e qeverisë së Emirateve të Bashkuara. Arsyeja është për të futur të dyja rrugët brenda një plani të detyruar vendor më të gjerë, që rrugët të funksionojnë më mirë për qytetarët.

Për pak ditë do të lidhet kontrata e zbatimit për rrugën “Miqësia” dhe brenda pak ditësh për rrugën “Azem Hajdari – Gjelbërimi”. 1.8 miliardë lekë për të dyja rrugët. Janë brenda buxhetit, fondit të rindërtimit, janë të financuara, do të bëhen. Njëra ka përfunduar si procedurë, tjetra në fund të dhjetorit” tha ai./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRAG LUFTE/ Ukraina bombardon rebelët me dronët e blerë nga Turqia, Rusia nis tanket
Previous article SHOKUESE/ Shqiptari qëllon me thikë 62 herë rumunin në Britani (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin Politikë

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT