• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA NË KRUJË/ 500 të helmuar nga uji kanë kërkuar ndihmë mjekësore
Home
Sociale

SITUATA NË KRUJË/ 500 të helmuar nga uji kanë kërkuar ndihmë mjekësore

27 October, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Tre ditë nga helmimi masiv i banorëve të Krujës, situata në urgjencën e spitalit paraqitet më e qetë. Paraditen e së mërkurës janë paraqitur vetëm 7 raste të reja ndërsa në total numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësor ka shkuar në 500 raporton TV Klan. Simptomat mbeten të njëjta më të pacientëve të tjerë.

“Kanë pasur bark, të vjella dhe temperaturë deri në 37. Janë 2 raste që janë riparaqitur për gjendje frike, paniku. Janë në gjendje stabël”.

Pacientët thonë se përkeqësimi i gjendjes së tyre shëndetësore ishte i menjëhershëm.

“Shumë keq, më kapi papritmas, bark edhe të vjella, edhe fëmijët kështu i kam pasur”.

“Direkt te urgjenca kemi ardhur. Bark e të vjellura”.

Shumica e pacientëve kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar sërish, ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë kërkuar hospitalizim. Mes tyre ka edhe fëmijë.

“Aktualisht janë 3 raste në urgjencë, 2 raste në pediatri”.

Për situatën e krijuar në Krujë prokuroria e qytetit ka nisur hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave. Organi i akuzës ka urdhëruar kryerjen e akteve të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve.

Një ditë më parë Ujësjellësi i Krujës tha se shkak paraprak është kontaminimi i ujit të pijshëm si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të shtunën dhe të dielën, veçanërisht në vendburimin e Malësisë së Krujës ku është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Gjithsesi fjalën e fundit do e thotë ISHP, e cila po analizon mostrat e marra.

Në qytetin e Krujës prej dy ditësh është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në pritje të analizave nga ISHP.

“Do t’ju informojmë menjëherë sapo të kemi raportet përfundimtare të analizave bakteriologjike që kërkojnë kohën e tyre për të dalë dhe për të patur një panoramë të qartë”./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THAÇI MBETET NË PARABURGIM/ Paneli i Gjykatës së Apelit refuzon kërkesën e ish-presidentit
Previous article RAYO VALLECANO-BARCELONA/ Koeman i beson treshes së sulmit Depay-Aguero-Dest (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT