Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Hagë.
Paneli i Gjykatës së Apelit sot hodhi poshtë apelin e parashtruar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 16 gusht 2021, kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake mbi rishikimin e mbajtjes së tij në paraburgim, të datës 23 korrik 2021.
Vendimi i Gjykatës së Apelit, bashkë me mendimin pjesërisht mospajtues të gjykatëses Nina Jørgensen, ndodhet këtu.


