• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË “LUPË” MAFIA SHAIPTARE/ Belgët thyejnë grupet kriminale në aplikacionin “Sky”, nisin bastisjet e mëdha
Home
Aktualitet
Kronikë

NË “LUPË” MAFIA SHAIPTARE/ Belgët thyejnë grupet kriminale në aplikacionin “Sky”, nisin bastisjet e mëdha

27 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia bastisi mbi njëqind banesa mëngjesin e sotëm si pjesë e një aksioni për të gjurmuar dhe goditur trafikantët e kokainës.

Ndryshe nga aksioni i zhvilluar një ditë më parë kur vëmendja e policisë u përqendrua në Antwerp, sot hetuesit janë fokusuar tek pronat në Bruksel. Bastisjet u bënë të mundura pasi policia fitoi akses në mesazhet e dërguara nëpërmjet telefonave të koduar “Sky ECC” në Operacionin Sky.  “Sky ECC” është një aplikacion komunikimi i cili përdoret nga grupet kriminale por që së fundmi është arritur të thyhet nga autoritetet.

Policia ishte në gjendje të lexonte mesazhet e koduara të dërguara nga trafikantët e dyshuar të drogës për disa vite.  Hetimi shkaktoi një seri arrestimesh spektakolare edhe në mars.   Policia po vijon ndjekjen duke shkatërruar disa rrjete droge dhe duke arrestuar.

Dhjetë persona disa prej të cilëve punonin për kompani portuale u arrestuan në Antwerp të hënën.   Ata dyshohet se kanë futur drogën në vend nëpërmjet portit.  Një bandë e madhe droge u çmontua gjithashtu pas arrestimeve në disa lokacione.

Me zhvendosjen e aksionit policor drejt Brukselit, mafia shqiptare besohet se është në sy të hetuesve.

Sipas mediave të huaja, Mafia shqiptare po luan një rol në rritje në trafikun e kokainës përmes portit të Antëerp-it dhe trafikimit të njerëzve drejt Britanisë së Madhe, ku Belgjika është një vend tranzit.   Në mars të vitit të kaluar, hetuesit belgë udhëtuan në Shqipëri për të forcuar bashkëpunimin me kolegët e tyre shqiptarë.

“Organizata mendohet se është përfshirë në importin e të paktën 1.3 ton kokainë me vlerë rrugore mbi 50 milionë euro”, thuhet në mediat e huaja.

Shtatëdhjetë përqind e hetimeve në Antwerp janë aktualisht me indicie për hetimin e Sky ECC, ndërkohë raportohet se janë gjithsej 194 dosje

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI JETËN NGA COVID-19 NË ANGLI/ Mblidhen paratë për të sjellë trupin e 28-vjeçarit shqiptar në Shqipëri
Previous article "VAKSINOHU..."/ APELI i fortë i Reshat Arbanës: T’i ruajmë njerëzit e zemrës nga virusi i rrezikshëm

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT