• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’JAM ME ASNJËRIN”/ Shehi: As Berisha se mund dot Ramën, edhe Basha s’është i mjaftueshëm
Home
Politikë

“S’JAM ME ASNJËRIN”/ Shehi: As Berisha se mund dot Ramën, edhe Basha s’është i mjaftueshëm

26 October, 2021 Delo.autor Politikë

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar në ABC debatin e një dite më parë në Komisionin e Ekonomisë me socialistin Eduart Shalsi. Shehi tha se ajo që ndodh është absurde pasi sipas tij pala tjetër mburret për borxhin e marrë.  Në lidhje me debatin e brendshëm në PD, ai u shpreh se nuk mbështet as Bashën dhe as Berishën.

“Nuk jam me asnjërin. E kanë bërë ciklin e vet. Janë konsumuar. Liderët bëhen rrugës. Le të bëhen 5-6 vetë. Fillojnë primaret që sot për ata që do bëhen kryetarë bashkie nesër. Liderët lokalë mund të bëhen liderë nacionalë. Çfarë është kjo formulë që të gjejmë liderin dhe pastaj të gjejmë votuesin”, tha Shehi.

Ai deklaroi se ka ardhur koha për një reflektim të madh që të gjithë të reflektojnë gabimet e tyre gjatë kësaj periudhe.  Ai tha se ndonëse Berisha mund të ketë synime për t’u kthyer në PD, kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të mposhtur Ramën duke nënvizuar se duhet që opozita të dalë përtej Partisë Demokratike.

“Një pjesë e atyre që po bëjnë betejën sot, mburren. Ne na duhet qytetari që voton. Ai është rralluar. Unë nuk jam nga ata aleatët as qorr, as besnik. Jam i vjetër në politikë. Jam njeriu kritik që nuk ka besuar ndonjëherë që fluturon. Ka ardhur koha për reflektim të madh. Debati nuk vlen shumë sepse po rrëshqet në teza që nuk janë politike. Duhet të interpretojmë gabimet tona gjatë kësaj periudhe. Ne nuk po merremi pse dolëm nga parlamenti dhe kush qenë fajtorët. Ne një pjesë e mirë e të djathtës kemi dhënë sinjale për reformat që kanë dashur të majtët. Ne po merremi kush ka letra më shumë për kundërshtarin. Historira luftërash politike që është ngopur vendi për 30 vite.

Ky debat ka lëvizur ujërat dhe ka dalë jashtë rashfit politik. Opozita duhet të dalë përtej Partisë Demokratike. Ky hark i madh mund të bëhet një valë kundër kësaj qeverie dhe kundër këtij kryeministri dhe ta rrëzojë. Për këtë duhen ide të reja që liderët nuk janë të pazëvendësueshëm. Këto janë disa nga tezat që mendoj unë. Duhet të fillojmë që sot të zgjedhim kandidatët për kryetarët e bashkive. Debati do bëjë që të zgjidhen njerëzit më të mirë.

Unë nuk e kam zgjidhjen e artë. Berisha mund të kthehet por nuk është e mjaftueshme për të rrëzuar Edi Ramën. Edhe Basha vetë nuk është më i mjaftueshëm. Duhet largim absolutisht. Mund të largohet nga ky lidership për t’i hapur rrugë burrave të shtetit dhe politikës”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ÇUDITSHME/ Ronaldo del nga vetja, tallet me taktikat e Solskjaer gjatë “poshtërimit” nga Liverpool (VIDEO)
Previous article VRASJA E DYFISHTË NË VLORË/ E afërmja rrëfen: E ëma po e priste, kishte bërë gati pjatën me gjellë. Kur erdhi kunati...

Delo.autor

Postime të ngjashme

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT