Ngjarjet e fundit kriminale që qytetin bregdetar të Sarandës kanë bërë që policia të intensifikojë kontrollet për evidentimin e elementëve apo personave të rrezikshëm.
Mësohet se forcat “Shqiponja” nga Vlora kanë ushtruar paraditen e sotme kontrolle në rrugët hyrëse dhe dalëse të Sarandës duke kaluar në sitë çdo mjet apo person të dyshimtë.
Kontrollet vijnë pas ngjarjeve të ditëve të fundit ku ka pasur grabitje dhe tentativë grabitje.
Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin K. Q., 21 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), një aparat celular, në dyqanin e shtetasit F. D. Punohet për kapjen e tij.







