• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA E 100 MIJË EUROVE NË NIKËL/ Hoxha: Kush është spiuni? Nëse s’kapen grabitësit e biznesmenit do ketë…
Home
Breaking News

GRABITJA E 100 MIJË EUROVE NË NIKËL/ Hoxha: Kush është spiuni? Nëse s’kapen grabitësit e biznesmenit do ketë…

25 October, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fundjava ishte e mbushur me disa ngjarje shumë të rënda kriminale. Në Nikël u grabit dhe dhunua biznesmeni Nazmi Çangu. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, por çfarë thonë hetimet?

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “ABC LIVE” u shpreh se nëse kjo ngjarje nuk zbardhet nga policia do të çojë në viktima. Hoxha tha më tej se autorët kanë pasur informacion se biznesmeni kishte një shumë të madhe parash në shtëpi dhe momenti nuk është zgjedhur rastësisht.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Për më tepër në familjen e një biznesmeni. Nuk mund të them sa persona kanë qenë, roli që kanë pasur. Këto ngjarje edhe me 4-5 veta bëhen, boll të jesh i sprovuar dhe motivuar për ta bërë. Në rastin konkret e kanë ditur me cilin kanë të bëjnë dhe nuk është kollaj të kryesh krime në Nikël.

Përveç banorëve të zonës. Është e vështirë, dikë duhet të pyesësh. Aq më tepër me personin në fjalë, ka qenë punonjës policie. Pamja ka qenë e mbuluar me kamera sigurie, këtë e kanë ditur mirë edhe autorët. Ata kanë vepruar të veshur me uniforma policie, ka shumë ngjarje që nga Enver Stafuka, që e rrëmbyen. Çangu tha se nëse nuk e zgjidh shteti, do ta zgjidh unë, “nuk e fal gjakun”. Ai jep një alibi dhe e lidh pjesën e gishtit me faktin që nuk gjente çelësin e kasafortës. Të dhënat e tyre përputhen.

Edhe familjarët japin të njëjtat dëshmi. Objektivi i tyre primar ka qenë marrja e parave, nga e dinin që mbante shumë të mëdha dhe kasafortë? Në të kaluarën është thënë se Çangu ka aktivitet dhënien e parave me fajde. Ata ose kanë pasur informacion që sasi parash, se ngrihet pyetja përse tani? Shuma dimë se është më e madhe se 120 mijë euro. Duket një ngjarje më e vështirë se vetë grabitja vendi ku hynë, zona.

Çangu tha se ishin me dialekt nga zona e Kurbinit ose malësia e Krujës, ai dha një lloj identikiti. Ai është përleshur me ata, ai tha njërin e ka kafshuar në krah. Ata e mposhtën vetëm me dhunë atë. Ai dukej se ishte bërë një kasaphanë. Nëse kjo ngjarje nuk zbulohet do të çojë në viktima sepse nuk ta fal kush. Mua më shumë më tmerron fakti i guximit të atyre që e bënë” tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARSYEJA/ Dështon në seancën e parë procesi ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha
Previous article ANALIZA/ Tirana-Partizani, dueli përballë statistikave dhe pikanteve

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT