• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZËVËNDËSUESI IDEAL I SHEQERIT/ Zgjidhja e shëndetshme për organizmin tuaj
Home
Shëndet

ZËVËNDËSUESI IDEAL I SHEQERIT/ Zgjidhja e shëndetshme për organizmin tuaj

25 October, 2021 s.autor Shëndet

Rrushi i thatë ofron një nga mënyrat më të mira dhe natyrale për të ëmbëlsuar gatimet tuaja. Krijimtaria juaj në kuzhinë mund të rritet nëse rrushin e thatë e transformoni në pelte. Për këtë ju nevojitet ujë dhe rrush i thatë. Rrushi i thatë ka shumë vlera për uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Studimet kanë treguar se konsumi ditor i rrushit të thatë ul ndjeshëm tensionin e gjakut, veçanërisht në krahasim me ushqimet e tjera të shpejta. Rrushi i thatë është padyshim një nga kurat më të mira natyrale kundër tensionit të lartë të gjakut. Vlerat shëndetësore të rrushit janë me famë, sidomos kur bëhet fjalë për konstipacionin, aneminë apo ethet. Rrushi i thatë është aleat i atyre që duan të shtojnë në peshë në mënyrë të shëndetshme. Ai ka ndikim pozitiv në shëndetin e zemrës, dentar dhe të kockave. Këto kokrra të ëmbla me ngjyrë ari , jeshile ose të zeza preferohen nga të gjithë. Këto fruta kanë një nivel të lartë antioksidantësh që luftojnë radikalet e lira që qarkullojnë lirisht në organizëm duke e dobësuar atë dhe shkaktuar kaos në organe dhe qeliza.

Pelte me rrush të thatë
Peltja e rrushit të thatë përdoret jo vetëm për lëngje frutash dhe perimesh. Atë mund ta ruani në frigorifer dhe ta përdorni për lloje të ndryshme gatimesh. Në paraqitje, kjo pelte mund të mos jetë e kënaqshme për syrin, por ajo përbën zëvëndësuesin ideal për lëngjet me perime dhe fruta të gjelbra. Një lugë çaji me këtë pelte do të mjaftojë për të ëmbëlsuar lëngje të tilla.

Përbërësit
• Një filxhan e gjysmë me rrush të thatë
• Ujë

Udhëzimet
1. Hidhini kokrrat e vogla në një enë qelqi. Hidhni sipër tyre ujë të valuar deri sa të mbulohen. Prisni 10 minuta deri sa kokrrat të fryhen. Kullojeni dhe më pas transferojeni në një mikser.
2. Përzijeni deri sa të formohet një pure e trashë. Nisni të hidhni nga një lugë gjelle me ujë herë pas here deri sa peltja të jetë e trashë dhe e njëtrajtshme si gjalpi i kikirikut.
3. Ruajeni në frigorifer për 3 javë. Nëse dëshironi me këtë pelte mund të formoni kubikë të vegjël të cilët mund t’i ruani në ngrirje.
4. Në gatimet tuaja mund të përdorni 1-2 lugë çaji me këtë pelte fantastike./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJYRA DHE STIL/ 10 kombinime dimri që mund t'i veshim që tani
Previous article PARALAJMËRIMI/ Kreu i OBSH: Fundi i pandemisë larg, por "lufta" në dorën tonë! Të fusim në punë...

s.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT