• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPALLJA “NON GRATA” E DY DIPLOMATËVE RUSË/ Eksperti: Duhet të identifikohen të gjithë në Kosovë
Home
Rajon

SHPALLJA “NON GRATA” E DY DIPLOMATËVE RUSË/ Eksperti: Duhet të identifikohen të gjithë në Kosovë

23 October, 2021 Delo.autor Rajon

Eksperti i sigurisë në Kosovë Avni Islami është shprehur se vendi duhet të identifikojë të gjithë agjentët rusë që punojnë kundër Kosovës. Telegrafi shkruan se kjo deklaratë e ekspertit ka ardhur pas shpalljes ‘non grata’ të dy zyrtarëve rusë Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev ditën e djeshme. Islami ka thënë se dy agjentët e kanë bazën e tyre të operimit në Serbi.

Vendimi i sotëm i presidentes Osmani për dëbimin e dy zyrtarëve rusë nga Kosova nuk është diçka e papritur, dhe mendoj se jo vetëm ata dy, por duhet të identifikohen të gjithë ata agjentë rusë të veshur nën petkun qoftë të gazetarit qoftë zyrtarë të lartë të zyrës ndërlidhëse, në forma të ndryshme të cilët janë identifikuar dhe të cilët punojnë kundër interesit të shtetit tonë. Zakonisht në raste të tilla bashkëpunëtorët e agjenturave të ndryshme si motra veprojnë të ndërlidhura mes vete, në këtë rast, dy zyrtarët rusë të cilët janë shpallur ‘non grata’, zakonisht bazën e tyre e kanë në Serbi dhe besoj që operativa, qoftë nga ana e Kosovës ose nga Agjencia e Inteligjencës të Kosovës, i kanë identifikuar shumicën prej tyre, dhe uroj që kjo të vazhdojë edhe më tutje”, ka thënë Islami.

Islami më tej ka deklaruar se agjentët e huaj kanë edhe bashkëpunëtorë.

“Zakonisht agjentë të ndryshëm të huaj, të cilët veprojnë në vendin tonë, kanë një bazë këtu dhe duhet të identifikohen bashkëpunëtorët e tyre. Të identifikohen dhe të arrestohen e të marrin dënimin meritor. Pasi është e pamundur që agjentët të ndryshëm të huaj të veprojnë në një vend e të mos kenë informatorë, qoftë bashkëpunëtorë, duke i paguar në forma të ndryshme”, tha Islami.

Analisti tha më tej se shpreson që institucionet kosovare të kenë goditur rrjetin që paraqet rrezik për sigurinë nacionale.

“Shpresoj që pas dëbimit të dy zyrtarëve rusë, inspeksionet e sigurisë e kanë goditur rrjetin që vepron në Kosovë, sepse vetëm dëbimi i dy zyrtarëve dhe mos identifikimi i rrjetit merimangë do të paraqiste rrezik për sigurinë nacionale, përndryshe jemi me fat që në vendin tonë përveç AKI-së veprojnë edhe agjencitë tjera, si KFOR e struktura tjera. Uroj që bashkëpunimi mes Policisë dhe AKI-së të jetë në nivelin e duhur, dhe individët që e rrezikojnë sigurinë kombëtarë të Kosovës të identifikohen dhe të largohen”, deklaroi Islami.

Alexey Kryvosheev, njëri nga zyrtarët e dëbuar dhe ishte shpallur persona non grata në fillim të këtij viti edhe nga autoritetet e Shqipërisë. Ai ishte dëbuar nga Tirana për shkak të thyerjes së masave kundër COVID-19. Para se të shërbente në Tiranë, diplomati rus kishte shërbyer në shtetet e Ballkanit, përkatësisht në Maqedoni të Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË BURG NGA "URIA"/ I riu vodhi dy kalcone dhe një molto, pas tre vitesh përballë drejtësisë
Previous article GJËRAT QË DUHET TË DINI/ Rritja e infertilitetit dhe impotencës mashkullore në kohën e COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT