• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TURP…”/ Ylli Manjani: Ligji idiot i Lulit për Vettingun, e nxjerr si një Enveruc
Home
Politikë

“TURP…”/ Ylli Manjani: Ligji idiot i Lulit për Vettingun, e nxjerr si një Enveruc

22 October, 2021 s.autor Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë kundër nismës së Partisë Demokratike për të krijuar një strukturë të re e cila do të bëjë vettingun e politikanëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Manjani ka shkëputur një fragment ligji i kreut të PD-së Lulzim Basha për vettingun duke shtuar se është duke risjellë në Kushtetutë praktikën e frontit demokratik të Enver Hoxhës.

Më tej Manjani shtoi se kryeministri Edi Rama e kishte tepër të lehtë të manipulojë kë të dojë, mes tyre edhe kreun e demokratëve Lulzim Basha i cili sipas ish ministrit e mbante vulën e partisë me vete kudo që shkonte.

Postimi i plotë:

Një fragment nga Ligji i Lulit për vettingun:

“Personi konsiderohet i përfshirë në krimin e organizuar edhe kur:

a) procedimi penal i filluar ndaj personit pushohet nga organi procedues për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, të vdekjes së personit, apo se personi nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet;

b) personi deklarohet i pafajshëm penalisht për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, apo se vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet.”

Pra, e thënë më thjesht megjithëse nuk je i dënuar nga gjykata, ti prap je “fajtor” (person me probleme pra) se ma do qejfi mua.

Ua ua ua ua ua ua…

Kjo është Partia Demokratike ejjjj.

De-mo-kra-tike!!!

Pa asnjë lidhje me demokratiken. Po fare, fare.

Na risjell në Kushtetutë praktikën e frontit demokratik të Enver Hoxhës!!!☹️☹️

****

Si tha mo, si tha?

“Unë kisha 94 mandate dhe e ndryshoja Kushtetutën vetëm, por mi vothi Rama”.

Po shyqyr që ja paska vjedhur, se me këto hajvanllëqe që nxjerr paska qenë një Enveruc. Ka parë edhe ëndrra me 94 vota tjetri…

Ndërkohë Ed Ramës i ka rënë sopata n’mjaltë.☹️ Tall trapin me kë ti dojë qejfi tashmë. Me të drejtë…☹️

Por ka edhe një gjë.

Nëse këtë budallëk të tipit front demokratik e bëjnë ligj, qartësisht del se:

Kush rri me Lul Bashën, të cilin gjykata nuk e dënoi për procedurë, duhet të dorëzojë mandatin. Në bazë të këtij ligji Basha është “Person i Përfshirë”.

Ky është ligji idiot i partisë kryetari i së cilës mban vulën të varur te rripi i pantallonave.

Turp, është pak!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRNDANTE LËNDËN NARKOTIKE ME MAKINË/ 40-vjeçari kapet me doza droge gati për shitje
Previous article "LUTEM TË VIJË NJË MASHKULL NË JETËN TIME"/ Arjola Demiri rrëfehet mbi jetën sentimentale

s.autor

Postime të ngjashme

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT