• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FURTUNË” NË POLICI/ Arrestohen 15 policë në Tiranë, Pukë e Korçë. SHÇBA jep DETAJET
Home
Aktualitet
Kronikë

“FURTUNË” NË POLICI/ Arrestohen 15 policë në Tiranë, Pukë e Korçë. SHÇBA jep DETAJET

21 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vënë në pranga 15 efektivë të Policisë së Shtetit. Në një njoftim për mediat SHÇBA bën me dije arrestimet janë kryer në dy operacione të ndryshme në Pukë, Tiranë dhe Korçë.

Nga Komisariati i Policisë Pukë janë vënë pranga: Zamir Mehaj, 48 vjeç, Alfred Ndoj, 32 vjeç, Fatmir Alija, 50 vjeç, Petrit Florini, 49 vjeç, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe janë me detyrë inspektor. Po ashtu është shpallur në kërkim N/Komisar Kastriot Bicukaj, 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit ai nuk është gjetur në banesë, i dyshuar për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë në Tiranë janë vënë në pranga 10 oficerë të policisë. Hetimi për ta është bërë nga SHBÇA dhe SPAK dhe akuza që rëndon është ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në pranga kanë rënë: Inspektor D. M., 33 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë; Inspektor A. B., 56 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1; Inspektor J. SH., 55 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë; Inspektor M. H., 30 vjeçe, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë;

Komisar K. GJ., 44 vjeç, me detyrë Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë; Komisar K. P., 53 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit të Qarkullimit Rrugor Korçë; N/komisar P. F., 48 vjeç, me detyrë specialist shërbimi për parandalimin dhe sigurinë rrugore në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë; Inspektor Ç. A., 52 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë; Inspektor Genci H., 40 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë; Inspektor K. K., 52 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë.

SHBÇA sqaron se arrestimi i tyre është bërë në bazë të hetimeve dhe kanë prova se këta punonjës policie implikohen në vepritmari të paligjshme.

“Këta punonjës policie, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kohë dhe episode të ndryshme, në disa raste në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar aksesin në sistemet dhe regjistrat e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dhënave personale të shtetasve pa autorizim. Gjithashtu, ata dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar persona të ndryshëm, në disa raste duke raportuar të dhëna të pavërteta, për mosndëshkimin e tyre me masat administrative përkatëse sipas Kodit Rrugor dhe Aktit Normativ për masat anticovid”, sqarohet më tej në njoftim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË MBROJMË NDERIN E 25 PRILLIT"/ Nënkryetari i PS në Komisionin Hetimor për zgjedhjet: Opozita bojkotoi...
Previous article "AI ËSHTË I MIRË EDHE KUR..."/ Krahu i djathtë i Vuçiçit e quan raportuesen e Kosovës në PE “dashnore” të Kurtit

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT