• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RECIPROCITETI I TARGAVE/ Sot takohen në Bruksel grupet e punës Kosovë-Serbi
Home
Rajon

RECIPROCITETI I TARGAVE/ Sot takohen në Bruksel grupet e punës Kosovë-Serbi

21 October, 2021 s.autor Rajon

Dy grupet e punës së Kosovës dhe Serbisë do të takohen ditën e sotme në Bruksel për të diskutuar zgjidhjet e mundshme për sa i përket reciprovitetit të targave të automjeteve mes dy vendeve.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Në këtë takim do të diskutohen opsionet për t’i dhënë një zgjidhje të përhershme çështjes së reciprocitetit të targave, çështje e cila është kthyer në burimin e herëpashershëm të tensioneve mes dy vendeve.

“Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore. Zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim”, shkruan RTK.

Marrëveshja e arritur në Bruksel e ka zhbllokuar situatën në veri përmban tre pika, ku në pikën e tretë është paraparë takimi i grupit punues mes dy shteteve. Në marrëveshjen me afat gjashtëmujore, për të cilën u ra dakord nga kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, 21 tetori është përcaktuar si një datë ku do të fillonte puna për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për çështjen e njohjes së targave të automjeteve. Grupi i punës synon të gjejë një zgjidhje të përhershme dhe pritet të takohet rregullisht. Takimet nga kryenegociatorët dhe në nivelin më të lartë do të vazhdojnë në mënyrë të pavarur nga grupi i punës. Nuk ka ende nje datë të përcaktuar për takimin e kryenegociatoreve Prishtinë- Beograd.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRENDA TETORIT DOZA E TRETË, VAKSINË EDHE PËR.../ Anëtarja e Komitetit të Imunizimit tregon kategoritë që do të vaksinohen të parat
Previous article VENDIMI/ New York bën të detyrueshëm vaksinimin për nëpunësit civilë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT