• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Shqipëria dhe Kosova, bashkë në  Panairin e Librit në Frankfurt
Home
Kulturë

Shqipëria dhe Kosova, bashkë në Panairin e Librit në Frankfurt

20 October, 2021 Delo.autor Kulturë

Shqipëria dhe Kosova janë bërë bashkë në Panairin e madh të Librit në Frankfurt të Gjermanisë, i cili hapi dyert për lexuesit dhe botën e librit pas një një viti pauze, për shkak të pandemisë. Mes 70 vendeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, Shqipëria dhe Kosova janë të pranishme me një stendë të përbashkët, duke vendosur një standard shumë të nevojshëm të prezantimit të përbashkët të letërsisë dhe traditës së përbashkët mbarëkombëtare.

Ky prezantim i përbashkët u bë i mundur falë angazhimit të përbashkët të Ministrisë së Kulturës së dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, Shoqatës së Botuesve të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Ndryshe nga Kosova, e cila ka një traditë pjesëmarrjeje në këtë panair, Shqipëria merr pjesë për herë të parë nën logon e QKLL-së dhe Ministrisë së Kulturës, duke nisur kështu rrugëtimin e përhershëm të librit shqip drejt hapësirave më të mëdha kulturore. Kosova, bashkë me Shqipërinë janë të pranishme me një përfaqësim dinjitoz në sallën 4, sallë e botuesve dhe shteteve ndërkombëtare si: Belgjika, Italia, shtetet e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, Turqia, Holanda, Evropa Veriore, Irani e të tjerë.

“Panairi i Librit të Frankfurtit është një nga ngjarjet më të mëdha në tregun botëror të librit, një pikë lidhjeje e rëndësishme mes botuesve, agjentëve letrarë, autorëve dhe lexuesve. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit prezanton në këtë panair një katalog në anglisht tē autorëve bashkēkohorë shqiptarë, si një ftesë për të gjithë botuesit e huaj që duan ta njohin më mirë letërsinë e re shqipe”, thotë Alda Bardhyli, drejtore e QKLL. Në ditën e parë të panairit ka pasur një interes të botuesve të huaj për autorët shqiptarë.

E ftuara e nderit këtë vit është Kanadaja, ku të gjithë pjesëmarrësit në panair do të kenë mundësinë të kuptojnë më mirë kulturën dhe letërsinë e pasur të Kanadasë. Si mysafir nderi i Frankfurter Buchmesse 2021, Kanadaja do të transformojë panairin me pavijonin dhe programin tërheqës, të cilat do të jenë në dispozicion të pjesëmarrësve për t’u njohur me autorët bashkëkohorë kanadezë dhe veprat e tyre në të gjitha zhanret. Mysafiri i nderit do të prezantojë për herë të parë letërsinë në gjuhën angleze dhe frënge, duke shfaqur autorë me famë botërore, si Margaret Atwood, Douglas Coupland, Dany Laferrière, Yann Martel, Alice Munro dhe Michael Ondaatje. Iniciativa do të mbështetet nga institucionet e kulturës gjermane dhe kanadeze. Botuesit, agjentët, autorët dhe përkthyesit nga Kanadaja do të përfshihen gjithashtu, duke e bërë Frankfurter Buchmesse 2021 një edicion për t’u mbajtur mend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRINTE NË INSTAGRAM E TIK TOK NUK KUJDESEJ"/ Ish-bashkërshortët përballen "live". Gruaja: E kam falur disa herë...
Previous article "M'U OFRUA NJË ROL, POR NUK PRANOVA"/ Ami e thotë troç pse nuk merr pjesë në filmat e Ermalit

Delo.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT