• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVIDI NË SHQIPËRI/ Komiteti i Imunizimit rekomandon dozë të TRETË vaksine për mbi 60 vjeçarët dhe qytetarët me…
Home
Breaking News

COVIDI NË SHQIPËRI/ Komiteti i Imunizimit rekomandon dozë të TRETË vaksine për mbi 60 vjeçarët dhe qytetarët me…

19 October, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Komiteti i Imunizimit në vendin tonë i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të ekspertëve vaksinimin me dozë të tretë për qytetarët mbi 60-vjeç dhe për ata me sëmundje kronike.

Vaksinimi me dozat e treta do të jetë i kombinuar, pra nëse dikush ka bërë Pfizer, dozën e tretë mund ta bëjë edhe Sinovac, apo një vaksinë tjetër që përdoret në vendin tonë.

Po ashtu është rekomanduar edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç që vuajnë me sëmundje kronike. Sipas Komitetit të Imunizimit, vaksinimi i fëmijëve në kategorinë përkatëse, duhet të vaksinohen me Pfizer.

Vaksinimi me doza të treta dhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç tashmë është një praktikë që po ndiqet në shumë vende, ndërsa në vendin tonë ka patur disa debate nëse duhet të bëhet e njëjta gjë.

Pavarësisht se nuk është marrë ende një vendim i tillë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se me nënshkrimin e kontratës prej 500 mijë vaksinash Pfizer që pritet të vijnë brenda vitit, është siguruar sasia e nevojshme edhe për të nisur me dozat e treta.

Mbrëmjen e djeshme erdhën në vend 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesa e parë nga marrëveshja e arritur me Pfizer. Deri më tani, numri total i vaksinave të mbërritura në vendin tonë ka shkuar në 2,379,960.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIT Alibeaj: Nëse Rama nuk paraqitet në komision si dëshmitar do ta sjellë...policia
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga De Bruyne, Walker ndëshkon Club Brugge (VDIEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT