• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARKEOLOGJI/ Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit
Home
Kulturë

ARKEOLOGJI/ Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

17 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kulturë, Sociale

Në sitin arkeologjik të Bylisit është zbuluar stera më e madhe (cisterna, siç e quanin romakët) dhe më e bukur e Ballkanit antik, që i përket shekullit III para Krishtit.

Historiani dhe studiuesi Neritan Ceka e cilëson cisternën antike më të vjetrën në Ballkan, që daton në shekullin e tretë para lindjes së Krishtit.

“Kjo është është pamja e cisternës dhe ka 6 ndarje, në shekullin e tretë para Krishtit shërbenin për mbledhjen e ujit që çonin në cisternën e madhe, 50 m e gjatë, 8 metra e thellë dhe 4 m e gjerë, zinte miliona litra ujë të stadiumit gjatë dimrit dhe ishte në shërbim të popullsisë ose rrethimeve ushtarake. Në këtë shesh mblidheshin rreth 10 mijë vetë gjatë festave të Dionisit. Stera e ujit përbëhet nga gjashtë pjesë, ku është zbuluar vetëm njëra pjesë e saj”

Ndërkohë, gjatë gërmimeve kanë dalë në dritë objekte interesante të periudhës romake, deklaron arekologu Skënder Muçaj siç është një objekt prej bronzi, si dhe forma të përgatitjes së enëve të qelqit. Arkeologu Muçaj pohon se zbulimi premton nxjerrjen e të tjerave objekte në dritë, ndaj “po u qëndrohet punimeve mbi kokë në ndjekje të çdo gjurme apo objekti që shfaqet“.

Sipas arkeologut, Skënder Muçaj, synimi i projektit të zbulimit është kërkimi i periudhës romake. Ai kujtoi se zbulimet më të hershme që janë bërë në Bylis i përkasin periudhës helenistike dhe antikitetit të vonë.

Kërkimet arkeologjike në Bylis të cilat po bëhen me aplikimin e metodave gjeofizike kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave në bashkëpunim me Instituti e Arkeologjisë.

Puna do të vijoje deri në 20 tetor, mbi këtë vepër të periudhës 2300-vjeçare që mbetet më e madhja e Ballkanit antik të asaj periudhe.

Ceka pohon se puna po vazhdon me restaurimin e objektit antik, i cili nëse gjen financime nga BE-ja mund të kthehet në funksion të turizmit dhe më gjerë.

Ndërkohë që në ditët e para të punës në Bylis janë zbuluar edhe mbishkrimet me emrat e zyrtarëve kryesorë të Bylisit, Prytanin dhe Strategun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET LOKALE/ Ambasadori BE-së në Kosovë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës
Previous article E FUNDIT/ Ekzekutohet me armë zjarri një 45-vjeçar në Peqin, trupi i pajetë gjendet afër lumit Shkumbin

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie Aktualitet

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin

E PËSON KEQ/ Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT