• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU/ Kurti: Njohja e pavarësisë se Kosovës, e vetmja alternativë për zgjedhjen e konflikteve me Serbinë
Home
Rajon

DIALOGU/ Kurti: Njohja e pavarësisë se Kosovës, e vetmja alternativë për zgjedhjen e konflikteve me Serbinë

16 October, 2021 Delo.autor Rajon

Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vetmja alternativë për të zgjidhur konfliktin Serbinë. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi në Prishtinë ku priti delegacionin e eurodeputetëve.

“Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke”, ka thënë Kurti.

Në takim ishte edhe e pranishme me përfaqësuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Gjatë një deklarate për mediat, Kurti është shprehur se kanë diskutuar mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, mbi procesin e liberalizimit të vizave. Sipas Kurtit, fokusi është vënë edhe tek mbështetja që BE ka ofruar për Kosovën për të përballuar pandeminë COVID.

Ndërkohë është diskutuar edhe mbi operacionin e policisë kundër kontrabandimit të mallrave në veri të Kosovës.

“Ky ishte një operacion normal i Policisë, e cila ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore“, tha Kurti.

Von Cramon ka falënderuar qeverinë e Kosovës për strehimin e afganëve, si dhe ka folur edhe për reformat e nisura në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në Kosovë janë rreth 700 afganë të strehuar, të cilët janë evakuuar nga Shtetet e Bashkuara, pas marrjes së kontrollit të talebanëve në Afganistan. Rreth 100 prej tyre tashmë janë larguar nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar. Afganët e tjerë do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë dhe pritet të zhvendosen në SHBA, apo vende tjera evropiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLQEN NË PREMIER LEAGUE/ Sulmuesi Broja gjen golin e parë me Southampton (VIDEO)
Previous article "JAVËT NË VIJIM SHIFRAT PRITET TË PËSOJNË SËRISH RËNIE"/ Brataj: Infeksionet me COVID-19 po bien

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT