• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VERIFIKIMI I VOTAVE/ KQZ nxjerr rezultatin: Nuk pati vjedhje më 25 prill
Home
Sociale

VERIFIKIMI I VOTAVE/ KQZ nxjerr rezultatin: Nuk pati vjedhje më 25 prill

16 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Hapja e 10% të kutive nga Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve nuk konfirmon dyshimet e ndonjë subjekti se në 25 prill votat u vodhën. Të paktën, elementë të vjedhjes së votave apo abuzimit me rezultatin elektoral, nuk janë gjetur në dy ditët e para të rinumërimit në KQZ. Nga 21 kutitë e hapura deri më tani, nga 519 të përzgjedhura për tu verifikuar, janë zbuluar vetëm diferenca me plus apo minus 1-3 vota.

Në vlerësimin e Komisionit këto hyjnë tek gabimet njerëzore dhe janë larg rasteve kur mund të dyshohet për vjedhje votash apo abuzim nga numëruesit në favor të një partie apo një kandidati, çka mund të dërgojë në prokurori ndonjë prej numëruesve.

Kutitë e para që janë rinumëruar janë ato të Qarkut Shkodër. Të dhënat zyrtare tregojnë se Partia Social Demokrate e Tom Doshit ka marrë 2 vota më shumë se sa meritonte, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit 3 më shumë se sa i takonin, PD  ka marrë pa të drejtë dy vota më shumë dhe LSI 1 më tepër.

Partisë Socialiste rezulton që numëruesit në Shkodër t’i kenë hequr një votë padrejtësisht. Gjithsesi, rinumërimi do të vazhdojë për cdo zonë zgjedhore dhe do të hapen 10 % e kutive të përzgjedhura me short.

Ky proces verifikimi po kryhet për herë të parë. Kodi Zgjedhor e futi këtë risi, me qëllim që frika të ruajë vreshtin dhe numëruesit të mos vjedhin, ndërsa  rinumërimi nuk do të prekë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Marrë nga Abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK U SQARUAM..."/ Gilberta dhe Iliri përballen për herë të parë pas ndarjes. Kush ishte fajtori? (VIDEO)
Previous article RAPORTI/ Pushteti vendor kapërcen pasoja negative të COVID, Bashkitë mbledhin 35.8 mln euro më shumë se në 2020

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT