• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E FOSHNJAVE/ Reagon deputeti që bëri denoncimin: Jam i zhgënjyer…
Home
Sociale

VDEKJA E FOSHNJAVE/ Reagon deputeti që bëri denoncimin: Jam i zhgënjyer…

12 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar pas replikave të maternitetit “Koço Gliozheni”, që iu përgjigj një denoncimi të mëparshëm të ish zv/ministrit të Shëndetësisë, lidhur me vdekjen e foshnjave në këtë maternitet ditët e fundit.

Spahia denoncoi dje një situatë të rëndë që, sipas tij po ndodhte te Materniteti i ri, ku bëhet fjalë për vdekjen e 10 fëmijëve të sapolindur, brenda 10 ditëve të muajit që sapo kemi nisur.

Materniteti “Koço Gliozheni” reagoi duke hedhur poshtë akuzat e deputetit të PD, Bardh Spahia. Përmes një deklarate për mediat, “Koço Gliozheni” sqaroi se janë tetë raste muajt e fundit të lindur me anomali të rënda shëndetësore, të cilët nuk kanë mbijetuar, dhe jo për mungesë të inkubatorëve.

Por, deputeti i Partisë Demokratike në një status në Facebook shprehet i zhgënjyer me reagimin e maternitet. Ai shprehet se reagimi për rastin konkret duket artificial, “nuk sqaron por përkundrazi tenton të hedhë mjegull dhe konfirmon situatën katastrofale të sistemit shëndetësor”.

Reagimi

“Shqiptaret u njohen me nje realitet te dhimbshem, me nje numer te frikshem vdekjesh neonatale ne mes te Tiranes. E prisja ekzaktesisht ate lloj reagimi nga drejtuesit, ishte ashtu sic eshte vete ‘rilindja’, e papergjegjshme, mashtruese, cinike, siperfaqesore dhe per fat te keq per shume kend vrastare. Nje sistem komplet i centralizuar ne te cilin edhe kur konstatohen problemet apo ankesat e mjekeve dhe pacienteve reagimi nga ministria mungon fare, eshte i percipte apo me keq akoma tenton te mbuloje me ane te propagandes keto probleme.

Por mungesa e vendeve te oksigjenimit per neonatet nuk eshte i vetmi problem apo e vetmja mungese. Ne qendren e gruas jane vetem 2 Echo te vjeteruara qe datojne ne vitet 2005-2006, pa cilesi imazhesh te cilat perdoren edhe per urgjencen. Te gjitheve na kujtohet episodi i dhimbshem i humbjes se shtatzanes ne shtator 2016. Problem tjeter madhor eshte raporti numer bebesh/ numer personeli qe kujdesen.

Ka pasur largime te disa mjekeve nga ky maternitet per te punuar jashte vendit apo dhe ne sistemin privat, madje dhe te mjekeve mjaft te kualifikuar e me eksperience. Kjo e ben alarmante situaten nderkohe qe vijon mospergjigja e ministrise per mangesite e sherbimit. Nderkohe reagimi per rastin konkret duket artificial, nuk sqaron por perkundrazi tenton te hedhe mjergull dhe konfirmon situaten katastrofale te sistemit shendetesor madje per kete ne menyre shume diabolike fajin kerkon ta hedh tek mjeket duke ju referuar perkushtimit te tyre, perkushtim dhe sakrifice e cila nuk eshte vene ne diskutim asnjehere.

Cfare ndodhi ne kete fillim janari qe u shtuan kaq shume anomalite e organeve tek te porsalindurit, dhe qe u rrit kaq shume vdekshmeria neonatale? Nje gje eshte e sigurte, kjo eshte nje situate e tmerrshme e pa degjuar me pare, heshtja apo mbulimi i te ciles perben nje akt kriminal. Dhe pergjegjesi per kete mban Edvin Rama me qeverine e tij te zhytur deri ne fyt ne llumin e korrupsionit edhe atehere kur behet fjale per jete te pafajshme”, shprehet Spahia në regimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT tek "Rruga e Elbasanit"/ Makina përplas kalimtaren. AMBULANCA nuk ka...(FOTO)
Previous article Djali i Lorik Canës me tre flamuj. Sot është dita të njohë të parin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT