• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Artan Hoxha deklaratë të FORTË: Zgjedhja e Markut, do të ketë SKENAR si në Kroaci e Rumani
Home
Shqipëri

Artan Hoxha deklaratë të FORTË: Zgjedhja e Markut, do të ketë SKENAR si në Kroaci e Rumani

12 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Emisioni “Kjo javë” në RTSH ka diskutuar mbi lëvizjet e fundit në prokurori. I ftuar në këtë emision gazetari investigativ Artan Hoxha shprehet se zgjedhja e Arta Markut si kryeprokurore e përgjithshme, nga një vend periferik dhe e panjohur si dhe lëvizjet që ajo po bën me shpejtësi në Prokurori i ngjasojnë skenarit rumun dhe atij kroat që përfundon me shumë zyrtarë të lartë të arrestuar.

Pjesë nga deklaratat

Artan Hoxha: Prokurorët drejtojnë institucionin, nuk merren me çështje të caktuara. Prokurorët drejtues nuk kanë më kompetence që të shikojnë dosjet hetimore.

Lorenc Vangjeli: Ngjan sikur ka pasur një listë të gatshme në dorë për të bërë lëvizjesh.

Artan Hoxha: Kjo gjë që po ndodh në Shqipëri është njësoj si në disa vende të tjera në Evropë ku kanë vendosur prokurore nga periferia, dhe më pas është bërë skenari që pritet.

Peshkaqenët këtu kanë qenë, problemi është që peshkatarët deri tani ngroheshin në diell, mund të kapnin ndonjë lepur… Ndërkombëtarët po na mësojnë, po na ndërrojnë grepat dhe kallamët dhe po na tregojnë ku janë peshkaqenët.

Po ndërrohet peshkatarët. Këta që ishin deri tani, ishin në shkelje, Adriatik Llalla kishte gjetur një formë, neni 25 për organizimin e Prokurorisë i lejonte atij të komandonte në krye të Prokurorive prokurorë nga qendra. Këtë gjë mund ta bënte 4 herë në vit për 8 muaj. Të gjithë ata që u larguan nga Arta Marku e kishin kaluar këtë tetë muajsh. Të gjithë këta prokurorë nuk kishin asgjë sensitive në dorë.

Rumania, Kroacia, është vepruar në të njëjtën formë. Ka gjetur një prokurore të panjohur, nga periferia, janë bërë ndryshimet dhe pastaj ka filluar skenari që të gjithë e dimë.

Reformën në drejtësi , e kanë votuar 140 deputetë, shumë nga ata s’kishin nga t’ia mbanin, që iu vajti ai mesazhi “paraqituni te ambasada amerikane”.

Artan Hoxha: Prokuroria për fat të keq ka pasur një prokuror që ka mbaruar shkollën e lartë dhe nuk ka pasur diplomë të shkollës së mesme. Ai ka rezultuar sikur ka qenë në shkollë, por nuk ka marrë provimet. Po ashtu dhe në sekretarin e fakultetit ku ka studiuar kjo diplomë e tij nuk është gjetur, kjo gjë është ende në verifikim. Ky është ish-prokuror i përgjithshëm Adriatik Llalla.

Preç Zogaj: Prokurores së Përkohshme, i duhet lënë rrugë që të bëj lëvizjet e nevojshme, që të bëj detyrën e saj. Në prokurorinë e Lezhës, ka filluar një shplurosje për dosjet e tokave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbardhen DETAJET/ Takimi me Presidenten kroate: Ja KËRKESA e Metës për Ballist Morinën
Previous article Gratë po vdesin nga ataku i zemrës thjesht sepse mjekët kanë këtë ide!

F.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT