• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Është luftë mes të përkëdhelurve të Berishës dhe Bashës
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Është luftë mes të përkëdhelurve të Berishës dhe Bashës

11 October, 2021 Redaktor1 OP-ED

Ajo që po ndodh në PD, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar, nuk është një përplasje për reformimin e partisë. As një lëvizje për emancipimin e saj. Për demokratizimin jo e jo. E aq më pak, për hapjen dhe ringritjen e PD. E fundit gjë që i shqetëson të dyja grupet riavale në këtë përballje, janë parimet. Standardet. Normat. Rregullat. Qoftë ato të shkeluara, apo ato që gjoja po kërkohen të rivendosen, në të mirë të popullit opozitar.

Pas shpalljes “non grata” nga SHBA, Sali Berisha ka thjeshtë vetëm një shqetësim dhe një qëllim; të shpëtojë kokën e tij dhe familjarët, pas akuzave të Departamenti të Shtetit për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”. E për tia dalë i duhet qoftë si çadër, mburojë apo bunker edhe sigla e PD, edhe selia e saj edhe qenia e atij vetë, brenda Grupit Parlamentar. Ndaj “Foltorja” nëpër Shqipëri, nuk ka lidhje me mënyrën e funksionimit të PD dhe opozitës, por thjeshtë dhe vetëm me hallin e tij personal.

Në këtë përplasje finale, mes babait politik dhe djalit plangprishës që zgjodhi anën e SHBA për të mbijetuar si Kryetar i PD dhe lider i opozitës, janë krijuar dy tifogrupe. Një mbështet Sali Berishën, e tjetri Lulzim Bashën. Kësisoj PD ka hyrë në krizë. Është përçarë. Është ndarë në dy kampe. Në dy grupe. Në dy pjesë. Në dy gjysma. Ku njëra mbështet “liderin historik”, e tjetri, atë aktual. Njëra i shkon pas nëpër Shqipëri dhe mbron ish kryetarin, e pala tjetër, mbështet vulëmbajtësin e partisë.

Më aktivët kuptohet pse janë ata që ndodhen në lojë; deputetë, anëtarë të strukturave drejtuese të PD në qendër dhe në bazë. Sa më shumë kohë që kalon, aq më tepër ekspozohen për të na treguar se kush është me kë në këtë histori, duke na ndihmuar ta kuptojmë se përse po e bëjnë. Duke parë zellin, dëgjuar argumentat dhe tezat që mbrojnë përmes mediave dhe propogandës që i mbështet, janë të qartë se përse janë rreshtuar pro njërit, e kundër tjetrit.

Palët nuk i ndajnë as parimet, as normat, as morali, as rregullat e lojës e as meraku për standardet e PD dhe cilësinë e demokracisë në Shqipëri. Aq më pak broçkullat si ajo e sovranizmit. E gjitha çfarë po bëjnë, ka lidhje vetëm me pragmatizmin, për mbijetesën në funksion të interesit personal dhe karrierës politike. Mjafton të shihni se kush është rreshtuar por Sali Berishës dhe kush pro Lulzim Bashës, për të kuptuar se ajo që po ndodh, është thjeshtë një përballje mes të përkëdhelurve të tyre politikë.

Pranë Sali Berishës janë mbledhur të gjithë ata, që kulmin e karrierës së tyre, e kanë arritu në kohën e drejtimit të PD dhe qeverisjes së vendit nga ana e tij. Janë ata që ndihen aktualisht, jo si dikur, kur ishin në apogjeun e tyre personal në politikë. Një pjesë është mënjanuar, eklipsuar, lënë në hije apo harresë prej Lulzim Bashës, ndaj edhe janë hedhur kundër tij. Duke iu bërë krah liderit të vjetër, shpresojnë se ora e hakmarrjes së tyre përmes Sali Berishës, ka trokitur.

Ndërsa rreth Lulzim Bashës janë mbledhur ata që pavarësisht se kur janë futur në PD, sot ndodhen në pozitat e duhura të karrierës politike, duke patur siguri për të ardhmen. Sikundër janë edhe të tjerë akoma, që nga të promovuarit prej tij. e të ardhurit në PD pas humbjes në zgjedhjet e 2013. Ose ndryshe janë ata që konsiderohen si pjesa e rrethit të të besuarve të kryetarit të partisë, që e kanë të lidhur të tashmen dhe prespektivën, me fatin politik të Lulzim Bashës. Me karrierën e tij. Me të ardhmen e tij.

Këtë lloj rreshtimi nuk e kanë imponuar ata, por lloji i përplasjes së Sali Berishës, me Lulzim Bashën. Nëse beteja e “liderit historik” do ishte morale, ai do kishte me vete, shumë më tepër sesa e kanë mbështetur deri më sot publikisht. E kësisoj, ato salla më 200-300 veta, do ishin zëvendësuar me mijëra në rrugët, sheshet dhe bulevardet e Shqipërisë. Duke qenë një lëvizje për hallin personal të Sali Berishës, edhe ata që janë pro apo kundër tij, kanë bërë zgjedhje sipas interesit të tyre.

Kjo lloj qasje e shumta mund të nxisë përçarjen e PD, për ti ndarë drejtuesit, anëtarët dhe militantët në mbështetje të Sali Berishës apo Lulzim Bashës. Por sa më shumë kohë kalon, aq më indiferente e bën kjo luftë brenda llojit, shoqërinë në tërësi. Sepse historia e tri dekadave të fundit, i ka mësuar shqiptarët të kuptojnë, se duhet të shqetësohen vetëm kur janë në lojë interesat e tyre. Tani është e qartë për të gjithë, se halli personal i liderëve është i tyri, jo i popullit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Forumi ndërkombëtar mbi kujtimin e Holokaustit në Malmo, Rama niset nesër drejt Suedisë
Previous article "MËSOVA SHQIP NË..."/ Ambasadori britanik: Si qëndron e vërteta e artikullit të “The Sun” për kampin e refugjatëve

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT