• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QUAJTI “LLUM” DEMOKRATËT? PD mbron Bashën nga Noka: Përpjekje e dëshpëruar për të shtrembëruar…
Home
Politikë

QUAJTI “LLUM” DEMOKRATËT? PD mbron Bashën nga Noka: Përpjekje e dëshpëruar për të shtrembëruar…

11 October, 2021 F.autor Politikë

Deklaratat në mbledhjen e kryesisë së grupit të PD, kanë sjellë përplasje të forta mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit Flamur Noka.

Në një deklaratë për mediat, mesditën e sotme pas mbledhjes së grupit parlamentar, Noka hodhi akuza të rënda ndaj kreut të PD, duke deklaruar se guxoi të bëjë atë që nuk guxuan as kundërshtarët më të egër të demokratëve, apo Fatos Nano e Edi Rama.Sipas Nokës, Basha kishte ofenduar me fjalën “llum” anëtarët e PD-së që mbështetën Sali Berishën në “Foltore”.

Lidhur me deklaratat e deputetit demokrat, burime zyrtare të PD tha se kjo është një shtrembërim i të vërtetës që është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë.

“Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje. Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalen llum.

Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës.

Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.”- thuhet në reagimin e PD.

Ndërkohë mediat ka publikuar pjesë të fjalës së kryedemokratit të bërë një ditë më parë në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, dhe që ka shkaktuar sot përplasjen me demokratin Noka.

“Edhe ato akuzat ordinere që unë bëkam presion njerëzve, ndërkohë që është mbush PD me denoncime se si llumi i qeverisjes së PD, po përdor paratë e mbledhura nga korrupsioni për t’u bërë presion demokratëve. Këto janë me zë dhe me figurë dhe do të dalin. Boll me këto intriga ordinere….

Demokratët i njohin mirë, ua dinë bëmat dhe pazaret me Ramën në të shkuarën dhe të tashmen.” – mësohet të jetë shprehur Basha në mbledhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT PËR NGACMIM SEKSUAL/ Familja mbretërore e turpëruar ndaj princ Andrew: Kërcënim për...
Previous article HEZITIMI I STUDENTËVE PËR TU VAKSINUAR/ Ja çfarë thotë Rakacolli

F.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT