• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DEL NË KRAH THOMA GËLLÇIT/ Lutfi Dervishi: Ish Drejtori RTSH nuk ka lidhje me tenderin e zhvilluar por…
Home
Aktualitet
Media

I DEL NË KRAH THOMA GËLLÇIT/ Lutfi Dervishi: Ish Drejtori RTSH nuk ka lidhje me tenderin e zhvilluar por…

10 October, 2021 F.autor Aktualitet, Media

Nga Lutfi Dervishi

24 orë pas lajmit të “bujshëm” të SPAK-ut për arrestimin e ish drejtorit të RTSH,  i transmetuar nga media  pa përgjegjshmëri në rastin më të mirë dhe me keqdashje të dukshme në disa raste, situata është krejt tjetër nga ajo që iu paraqit publikut.

Së pari, në titra dhe në cicërimet e lexuesve të lajmeve thuhej për një abuzim me tenderin 84 milionë lekë. A thua se tenderi kurrë nuk është bërë dhe pajisjet janë tretur?!

Pasi lexon 12 faqet e akuzës pyetja është a ka dëm? Sa është dëmi?! Kush është përgjegjës?

Në qendër të ciklonit ishte ish drejtori i RTSH i cili sot ndodhet i arrestuar, por nuk akuzohet as për korrupsion, as për shkelje të pabarazisë në tendera. Gjykohet për tolerancën dy javore për sjelljen e materialeve nga firma. Një problem administrativ që do të zgjidhet nga gjykata. Akuza është për shpërdorim detyre, – një akuzë të cilën nuk e ka në kopetencë për ta gjykuar SPAK, por prokuria e Tiranës.

Pyetje: heton SPAK shpërdorimin e detyrës?

Ish Drejtori RTSH nuk ka lidhje me tenderin e zhvilluar!

Ky hetim prej më shumë se tre vitesh ka nisur si rezultat i ankesës së firmës që nuk ka fituar tenderin. Vendim marrja e KVO (komisionit të ofertave) është gjykuar  në komisionin e Prokurimit organi qendror i ankesave për tenderat! Ankesa e kompanise është rrëzuar! Kjo ankesë është gjykuar edhe në gjykatë dhe gjykata e ka rrëzuar!

Por përtej detajeve që do t’i sqarojë gjykimi, të bën përshtypje raportimi i papërgjegjshëm i medias, raportim që të kujton një thënie të George Bernard Showt- gazetarët shpesh nuk arrijnë të bëjnë dallimin mes një aksidenti me biçkletë dhe shembjes së një qytetërimi.

Përveç gjykatës që do të shprehet, është edhe një gjykatë e opinionit publik është edhe koha si gjykatësi më i mirë.

Për sot, jam i bindur se fushata e linçimit më shumë se të akuzuarin njollos SPAK  i cili me sa duket nuk e ka të qartë as rolin, as vendin as hapësirën që duhet të zerë në misionin e rikthimit të besimit të publikut te drejtësia.

Nëse SPAK- mendon se do të ofrojë spektakël, apo ca më keq  të përdoret për qëllime të tjera e ka gabim. Këtu media është e pakonkurrueshme si në ofrimin e spektaklit ashtu edhe në vetëpërdorimin e shëmtuar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËMTIMI NË SFIDËN NDAJ HUNGARISË/ Gjimshiti do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Ja sa do të mungojë...
Previous article FITORJA HISTORIKE NDAJ HUNGARISË/ Të gjithë të buzëqeshur në kampin "Kuqezi" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT