• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJI TRONDITËS/ Vrau vajzën që donte. Zbulohet lidhja e GJAKUT mes të rinjve në Divjakë
Home
Sociale

DETAJI TRONDITËS/ Vrau vajzën që donte. Zbulohet lidhja e GJAKUT mes të rinjve në Divjakë

12 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja që ndodhi dy ditë më parë në Babunjë të Divjakës, ku një 22-vjeçar tentoi të vriste me breshëri plumbash vajzën që donte.
“BalkanWeb” mëson se Bajram Krasniqi (me origjinë nga Kosova) ishte i lidhur me 14-vjeçaren që qëlloi me kallashnikov. Përveç ngjarjes së rëndë, që fatmirësisht rezultoi pa asnjë të lënduar, një tjetër detaj del në dritë. Burime të sigurta bënë me dije për “BalkanWeb” se dy të rinjtë kishin lidhje gjaku, ndërsa thuhet se ata janë kushërinj të dytë.

SI NISI KONFLIKTI
“BalkanWeb” mëson se 22-vjeçari Bajram Krasniqi prej kohësh ngacmonte bashkëfshataren e tij të mitur që e kishte edhe kushërirë të afërt. Po ashtu, bëhet e ditur se dy të rinjtë komunikonin me njëri-tjetrin, por nuk dihet nëse vajza e dashuronte djalin. Të njëjtat burime raportojnë se pasi kjo gjë është nuhatur nga prindërit e vajzës, ata kishin vendosur që ta fejonin 14-vjeçaren me dike tjetër. Kur vajza ia ka komunikuar këtë lajm djalit, ky i fundit është ‘tërbuar’ nga inati.

“Ti je vetëm e imja, s’ke për tu fejuar me tjetër njeri”, kështu mësohet t’i ketë thënë 22-vjeçari të miturës. Pas shumë kohësh përndjekje dhe pavarësisht tentativave të vajzës për ta larguar, djali nuk kishte hequr dorë. “Jam e fejuar me dikë tjetër tani, mos mu afro më”, kështu i ishte shprehur një ditë 14-vjeçarja kushëririt të saj. Por Krasniqi në inat e sipër, pas këtij reagimi, ka siguruar një armë zjarri automatik pa leje, ndërsa ka vendosur të marrë ‘hak’ ndaj vajzës që dashuronte.

Siç raportuan edhe burime policore, i riu ka pritur në datën 10 janar sa vajza të mbaronte shkollën dhe në qendër të fshatit i ka zënë pritë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të saj 3 herë, por fatmirësisht plumbat nuk e kapën 14-vjeçaren dhe asnjë banorë tjetër përreth. Ndërkohë, pak pas ngjarjes ai u largua nga vendi i krimit, ndërsa armën e fshehu diku në një tokë bujqësore. Pavarësisht tentativave të tij për t’i shpëtuar policisë, Barjam Krasniqi ra në prangat e policisë, ndërsa më pas tregoi edhe se ku e kishte fshehur armën e krimit. Tashmë ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trajneri i Napolit i "çmendur", kërkon transferimin e yllit të Premier League në "Stadio San Paolo"
Previous article Ish deputeti Ndocaj bëhet melankolik, shpërndan këngën e... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT