• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI/ Rama replikon me presidentin bullgar: Bullgaria mban peng negociatat, po ia merrni fytyrën BE-së
Home
Politikë

SAMITI/ Rama replikon me presidentin bullgar: Bullgaria mban peng negociatat, po ia merrni fytyrën BE-së

6 October, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Bullgaria duket se do të vazhdojë ta mbajë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Brdo të Sllovenisë nuk dha asnjë datë për konferencën ndërqeveritare për këto dy vende pa u zgjidhur më parë çështja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“BE nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, ndaj do të vazhdojmë punën për të avancuar në procesin e zgjerimit të BE. Qëllimi ynë është zgjerimi. Por, edhe BE duhet të bëjë më shumë. Ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV.

Duhet të ecim përpara në këtë proces, ta qartësojmë. Po bëhet një punë intensive nga Komisioni Evropian për çështjet kryesore, që është edhe çështja bilaterale mes RMV dhe Bullgarisë. Shpresoj që ata ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem dhe të ecin përpara. Kemi diskutuar në samit dialogun”.

E pikërisht për këtë çështje Kryeministri Rama ka pasur një debat të ashpër me Presidentin bullgar.

Presidenti i Bullgarisë: Një nga arsyet e bllokadës së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është presioni i madh mbi minoritarët bullgarë, të cilët sipas tij kanë frikë të vetëdeklarohen ndërkohë që janë mbi 100 mijë qytetarë me pasaporta bullgare në vendin fqinj.

Kryeministri Rama: Sipas kësaj teorie, shqiptarët që për të marrë dokumente pune në Greqi kanë ndërruar edhe emrin e madje edhe fenë, na qenkan nën presion në Shqipëri prandaj nuk deklarohen grekë. Marrësit e pasaportave bullgare janë pjesa dërrmuese maqedonas që kanë dashur të përfitojnë nga lëvizja e lirë në Bashkimin Europian.

Kjo që bën Bullgaria është pengmarrje e cila dëmton Bullgarinë në raport me BE-në, jo vetëm Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo pengmarrje po ja merr fytyrën edhe Bashkimit Europian në sytë e popujve të Ballkanit Perëndimor.

Pas konferencës për shtyp, Presidentja e Komisionit dhe ai i Parlamentit Europian të pyetur thanë se janë duke e shqyrtuar me kujdes çështjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Në samit u ra dakort dhe për një mbështetje prej 30 miliardë Eurosh për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDOSHTA REALITETI ËSHTË..."/ Pochettino “ngel në klasë” Sergio Ramos, i tërheq veshin edhe “treshen" yjore "MNM"
Previous article U LARGUA NGA "TOP CHANEL" PAS 15 VITESH/ Luana Vjollca po vjen me një projekt të ri (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

KUSH ËSHTË I ASHTUQUAJTURI "BORAQI"/ Furnitori kryesor i Sarandës me drogë që u kap sot nga policia Aktualitet

KUSH ËSHTË I ASHTUQUAJTURI "BORAQI"/ Furnitori kryesor i Sarandës me drogë që u kap sot nga policia

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT