• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KISHTE PSE TË JEPEJ AJO SHFAQJE”/ Nikolla flet për votat e grisura të PD dhe premton: Do jem avokate e…
Home
Politikë

“NUK KISHTE PSE TË JEPEJ AJO SHFAQJE”/ Nikolla flet për votat e grisura të PD dhe premton: Do jem avokate e…

5 October, 2021 F.autor Politikë

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla pranon se është ndjerë keq gjatë momentit të votimit të saj për të marrë këtë detyrë, kur opozita grisi fletët e votimit. Në një bisedë me Marsela Karapançon në emisionin “Frontline” në News24, Nikolla deklaroi se do të jetë avokate e opozitës që të dëgjohet në parlament, duke mos hequr dorë asnjëherë nga një debat etik e qytetar.

“Patjetër një mision me përgjegjësi të madhe për t’u ngritur mbi palët për të krijuar hapësira e përfaqësimit pa bërë dallime mes maxhorancës dhe opozitës. Dallimi për mua mes tyre janë vetëm numra. Për nga kontributi, hapësira dëgjimi do jenë të barabarta. Do jem avokate e opozitës që të dëgjohet në parlament. Parlamentin ta kthejmë një pasuri për publikun.
Besoj që me kthimin e opozitës në parlament, sesionet tona parlamentare do jenë të kthyera nga problemet reale që vendi ka, për një debat etik dhe qytetar.
Ishte një shfaqje e trishtë dhe unë nuk mund të ndihesha ndryshe përpos se ligsht, teksa shihja zonja e zotërinj që pop i ka përfaqësuar duke mbajtur atë qëndrim me votën. në momentin që unë si deputet jap atë shfaqje, çfarë do bëjë publiku në raport me votën. Ishte e trishtë të shihja dhe zonjat me të njëjtin qëllim.
Fati e deshi që të ishte një zonjë e para, zonja Açka për të cilën kisha dhe kam të tjera pritshmëri. Nuk kishte pse të jepej ajo shfaqje në sy të publikut”, tha Nikolla.

E pyetur nëse grisja e fletëve të votimit në mënyrë demonstrative, ishte për të shmangur një lloj rrjedhje apo kishte të bënte me emrin e saj, Nikolla tha se mendon se ka qenë meraku për rrjedhjen e votave, por sërish e quan të pajustifikueshme.
“Nuk e di se kush ka qenë thelbi, por besoj se meraku se mos kishte rrjedhje vote me kandidaturën e kryeparlamentares. Por ajo që ndodhi aty nuk e justifikon asnjë sjellje të tillë në raport me votën. Opozita besoj që të kuptojë dhe të tejkalojë këto shfaqje, nuk e rrisin reputacionin, nuk e bën më të ashpër aksionin opozitar”, tha Nikolla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ ANDORRËS/ Sulmuesi Prengaj: Objektivat e Shpresave janë që të kapim Europianin, por...
Previous article ALFRED PEZA/ Turi i Sali Berishës: Lëvizja gjithçka, qëllimi asgjë

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT