Dy persona janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, në një atentat në dukje të mirëorganizuar. Bëhet me dije se një nga viktimat është identifikuar si Ardjan Çollaku, ndërsa identiteti i personit tjetër që humbi jetë nga plumbat, nuk është bërë ende me dije.
Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, pranë një karburanti, ku Çollaku bashkë me personin tjetër që humbi jetën, kanë qenë duke lëvizur në këmbë, në momentin që janë qëlluar nga një automjet në lëvizje.
Automjeti u gjet i djegur disa minuta më pas në fshatin Balldre, një skemë e përsëritur nga atentatorët edhe në atentate të tjera të ndodhura në vend.


