Report TV mëson se një nga viktimat në atentatin në Elbasan është Ardian Çollaku. Ky emër nuk është i panjohur për policinë, pasi më parë ka vuajtur dënimin për prostitucion dhe armëmbajtje pa leje në Itali. Ardian Subashi Çollaku, 48 vjeç , u dërgua në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Kush është Ardian Subashi (Çollaku)? Në 2015 ai ishte arrestuar në Itali pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për veprat penale te “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”.


