• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDI/ 10 vjeçari shqiptar qëlloi veten me armën e babait të tij, gjendet i pajetë në një kamion
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJEDI/ 10 vjeçari shqiptar qëlloi veten me armën e babait të tij, gjendet i pajetë në një kamion

4 October, 2021 F.autor Kronikë

Një fëmijë i moshës 10 vjeç është gjetur pa shenja jete dje në kabinën e një kamioni në Malishevë. Fëmija është gjetur me plagë në anën e majtë të nofullës nga axha i tij, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë zjarri, një karikator dhe një gëzhojë. Arma e zjarrit dyshohet të jetë e babait të viktimës, tha për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Yllka Juniku-Shehu.

Për rastin e vdekjes së fëmijës është autorizuar policia për veprime hetimore, ndërsa me urdhër të prokurores kujdestare trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion.

Për rastin ka dhënë detaje zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Yllka Juniku-Shehu.

“Djali ka qenë në kamion, është gjetur nga axha i tij. Është sekuestruar një armë zjarri brenda në kamion, është gjetur edhe një gezhojë, arma dyshohet të ketë qenë e babait të tij. Fëmija ka pasur plagë në anën e majtë të nofullës”, tha Juniku-Shehu për Gazetën Express.

E pyetur se cilat janë dyshimet e para mbi vdekjen e fëmijës, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës tha: “ Për momentin pa u kry autposia nuk mundemi me fol asgjë, edhe pse fëmija ka qenë vetëm, po nuk i dijmë saktë rrethanat”.

“Rasti eshte hapur si “Hetim i vdekjes”, është autorizuar policia për veprime hetimore dhe me urdhëresë të prokurores kujdestare, trupi i pajetë ka shkuar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, përfundoi zëdhënësja.

Policia me anë të raportit 24 orësh ka njoftuar se për rastin e vdekjes së fëmijës janë informuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

“QKMF Malishevë, 03.10.2021 – 12:54. Nga emergjenca e QKMF, është informuar se nga familjarët, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë). Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia sot. /Gazeta Express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË ELBASAN/ Në nga viktimat Ardian Çollaku, i dënuar me mbi 23 vite burg në Itali për prostitucion dhe...
Previous article ATENTAT NË ELBASAN/ Del EMRI, ja kush është VIKTIMA. U qëllua para...

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT