• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NËNA NA PËRDHUNOI”/ Rrëfimi tronditës i dy motrave: Së bashku me partnerin e saj më kërkuan të shtrihem në shtrat dhe…
Home
Rajon

“NËNA NA PËRDHUNOI”/ Rrëfimi tronditës i dy motrave: Së bashku me partnerin e saj më kërkuan të shtrihem në shtrat dhe…

2 October, 2021 s.autor Rajon

Dy vajza 15 dhe 20-vjeç janë abuzuar seksualisht nga nëna e tyre. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Selanik, të Greqisë. Të dyja motrat thyen heshtjen duke folur për televizionin Mega.

“Ata ishin të tmerrshëm, nëna ime më përdhunoi. Na kanë shkatërruar jetën. Kishte netë kur nuk mund të reagoja. Unë nuk mund të lëvizja ndërsa ata më abuzonin. Nuk mund të jetoj më kështu. Kur i thashë se trupi im më përket mua dhe nuk doja që ajo të më bënte këto gjëra, nëna tha se unë i përkisja asaj dhe se do të bëja çfarë të donte ajo. E godita me shkelm, e shtyva, e luta që të ndalej, por ajo vazhdoi”, raportohet të ketë thënë vajza 20-vjeçare.

Dy motrat pohuan njëzëri se ato nuk e kanë ndjerë kurrë dashurinë e nënës, pavarësisht se ishin gjithë kohës në shërbim të saj. 15-vjeçarja më pas u ankua se ishte përdhunuar nga partneri i nënës së saj

“Mami dhe partneri i saj më vendosën në një dhomë dhe më kërkuan të shtrihem në shtrat. Pastaj ai futi dorën tek të brendshme. Pash nënën time, i tregova se sa më shqetësonte kjo gjë, ndërsa ajo më kërkoi që të ulesha. I bërtita, i kërkova të më ndihmonte, por më pas na la vetëm dhe u largua”, tha mes lotësh 15-vjeçarja.

Avokati i dy vajzave, Stylianos Thanasaras tha se çdo ditë që kalon për këto dy vajza, janë ditë tmerri.

20-vjeçarja thotë se nëna e saj nuk u soll kurrë si një e tillë, madje i shihte ato si burim parash. Ajo i kishte sjellë herë pas here burra, të cilat i abuzonin vajzat seksualisht dhe në këmbim kishte marrë para.

“Nëna ime më promovoi tek disa burra dhe fitoi para prej meje. Kjo ishte filozofia e saj si nënë. Një ditë, unë hyra në dhomë dhe pashë nënën time duke e përkëdhelur motrën time. Aty u çmenda. Fillova të bërtas”, tha 20-vjeçarja.

Ndërsa 15 vjeçarja tregon një tjetër rast të përdhunimit nga një 17-vjeçar.

“Ai u hodh mbi mua dhe filloi të më puthte, më hoqi pantallonat, të brendshmet, më goditi. Unë po përpiqesha të gjeja momentin e duhur për t’u larguar prej tij, por ai më kapi, më goditi dhe vazhdoi të abuzonte seksualisht” tha ajo.

Për momentin, kujdestaria e të miturës i është caktuar një prej tezeve të tyre, ndërsa sipas avokatit, të gjithë presin me ankth që të vihet drejtësia. Sipas deklarimeve të avokatit të dy vajzave, Policia ka indikacione shumë serioze dhe deklaron se gjithçka për të cilën janë ankuar dy motrat ka ndodhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FOLTORJA" E BERISHËS DHE MUNDËSIA PËR BASHKËQEVERISJE PD-PS? Meta: Pas 24 korrikut do të kemi kohë të gjykojmë...
Previous article PARALAJMËRIMI/ Tomini: Nëse përshkallëzohet situata, hapim spitalet rajonale

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT