• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FOLTORJA” E BERISHËS DHE MUNDËSIA PËR BASHKËQEVERISJE PD-PS? Meta: Pas 24 korrikut do të kemi kohë të gjykojmë…
Home
Politikë

“FOLTORJA” E BERISHËS DHE MUNDËSIA PËR BASHKËQEVERISJE PD-PS? Meta: Pas 24 korrikut do të kemi kohë të gjykojmë…

2 October, 2021 s.autor Politikë

Presidenti i vendit Ilir Meta në një prononcim për media nga qyteti i Pogradecit, komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend.

Teksa u pyet mbi përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, Meta zgjodhi të mos bënte një koment, duke thënë se nuk dëshiron të përfshihet në debatin e brendshëm të partive politike.

Për sa i përket aktualitetit politik Meta tha se do ta komentojë atë pasi të ketë përfunduar mandati i presidentit më 24 korrik. Sipas tij pas kësaj date do të ketë kohë që të japë gjykime mbi politikën për 3 dekadat e ardhshme.

Pyetja: Sa mund të ndikojë lëvizja e zotit Berisha me foltoren dhe takimet që po bën me bazën?

“Nuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike. Duhet t’i zhvillojnë debatet e brendshme në mënyrë demokratik. Demokracia nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë, këtë e kemi mësuar në këto 3 dekada, ajo ka ulje ngritjet e saj. Shpresojmë të gjithë t’i përmbahen parimeve më bazike të shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debateve. Do të kemi kohë t’i gjykojmë pas 24 korrikut për tre dekatat e ardhshme”, tha Meta.

Për sa i përket pyetjes së gazetarëve mbi një marrëveshjeje të mundhsme mes mazhorancës dhe opozitës, Meta u shpreh se nuk ka përpjekje në botë të realizojë skenarin që Shqipëria të ngelet pa opozitë. Sipas tij, këto modele i përkasin një kontinenti tjetër dhe jo kontinentit europian.

“Duhet që çdo forcë të zbatojë parimet demokratike. Nuk ka përpjekje në botë të realizojë atë skenarm, për të lënë Shqipërinë pa opzitë. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të pranojnë modele që nuk i gjejmë në kontinentin ku jetojmë, por që janë në kontinente të tjera”, tha Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOKRAT TURTULLI/ Berishën e kam dashur më shumë se babain tim, por tani po na bën për budallenj
Previous article "NËNA NA PËRDHUNOI"/ Rrëfimi tronditës i dy motrave: Së bashku me partnerin e saj më kërkuan të shtrihem në shtrat dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT