• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA e Frrok Çupit: Për ish reporteren e paaftë të ATSH-së Evi Kokalari dhe dyshen “Berisha-Meta” pas saj
Home
Politikë

ANALIZA e Frrok Çupit: Për ish reporteren e paaftë të ATSH-së Evi Kokalari dhe dyshen “Berisha-Meta” pas saj

1 October, 2021 F.autor Politikë

Nga Frrok Çupi

Kur e pashë në krah të Berishës në Foltore, sigurisht që ishte e qartë çdo gjë: Evisi ka marrë vesh se në Shqipëri ka nevojë për një kryetare të PD dhe ka nxituar.

Mu kujtua një nga ngjarjet e vitit 1991, momenti kur sapo u rrëzua qeveria Nano, qershor ishte. Nuk vonuan e vërshuan letra nga diaspora në redaksinë e gazetës RD. Një nga letrat, që s’ më del nga imazhi, e shkruar me dorë, me një shkrim allasoj, propozonte qeverinë e re të ardhur nga migracioni politik në Amerikë.

Ja si ishte përbërja e qeverisë:

Qamil Halimi, kryeministër,

Bedrije Halimi, zëvendës kryeministre

Asllan Halimi, ministër i Punëve të Brendshme

Zehrie Halimi, nusja e djalit, ministre e arsimit

Zeqir Halimi, djalë i dytë, ministër i Mbrojtjes

… E me radhë.

Ja kështu ndodh me shumë emigrantë që e kanë shpirtin në ajër, as atje, as këtu.

Evisi e preu biletën e para dhe mbërriti në kohë, si e ‘ dërguar’  nga Amerika për të shpëtuar PD-në. Këtë po e përdor Berisha. Berisha nuk po e përdor si misionare, por si mall. Evisi është tani një ‘mall’ që shkëmbehet me favore ndaj Berishës. Klane të ndryshëm, që nga një lob idiot grek i vogël në Amerikë ku kjo ka shërbyer si ‘ udhëheqëse’ e deri ku ta dish se ku.

Këta i kanë kërkuar Berishës: ‘Nëse Evisi paraqitet si kryetare, ne lobojmë për ty në Departamentin e Shtetit”!

Ja kaq është!, pse Evisi po ndjek Berishën e Metën sa në foltore edhe Metën në pijetore.

Evisi e fituar është, edhe pse nuk bëhet kurrë kryetare e PD. Ajo nuk ka pasur dhe as do të ketë kurrë rast në jetë që të flitet kaq shumë për të, sa po flitet tani. Në fund të fundit një reportere tmerrësisht e paaftë në ATSH ishte kur u largua nga Shqipëria, e tani kthehet si mëkëmbëse e Berishës.

Por edhe Berisha është i fituar. Edhe ky e di se Evisi kurrë nuk bëhet kryetare. Madje Berisha e di se edhe vetë ky nuk bëhet kurrë ndonjë gjë, veçse ndoshta një objekt voluminoz i SPAK. Por Berisha ndodhet në ‘knock doën’ dhe në një gjendje të rëndë psikike pas goditjes vendimtare nga Shtetet e Bashkuara. Sa më shumë të shtyjë kohën me njerëz si Evisi, çajre e ka.

Po të kishte shpresë se Meta merr opozitën, Meta she Berisha do shfaqeshin në një pamje tjetër, me të ngrefosur dhe më të sigurt. Por e dine tashmë se kjo nuk behet. Të dy do jenë para Drejtësisë si dëshmitarë ndaj njëri-tjetrit. Tashmë është e qartë se kryetar i opozitës do jetë, Lul Basha. Ky është një politikan plot defekte, por mes atij grupimi vetëm defektoz ky është zgjedhur si kryetar-tabelë që tregon nga bie Perëndimi. Këtë ka bërë Amerika. Kush nuk do PD-në e Bashës, nuk mund të krijoje parti anti-amerikane. (sot)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLEDI MANE/ Një pjatë me gjellë për Evi Kokalarin
Previous article BILANCI I HIDHUR I SHTATORIT/ 200 jetë të humbura nga COVID në një muaj në Shqipëri

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT