Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk po i del zot vendimit që ka marrë për të përjashtuar Sali Berishë nga grupi parlamentar i PD-së. Kështu thotë analistja Brizida Gjikondi e ftuar në Report Tv, teksa po analizonte situatën në selinë blu dhe ‘Foltoren’ e Berishës një ditë më parë në Durrës, ku vëmendjen mori fjalimi i aktivistes Evi Kokalarit e cila tha se Basha shkëmbeu përjashtimin e Berishës me dosjen e lobimit rus.
Për Gjikondin, fjalimi i Kokalarit ishte skandaloz dhe se pavarësisht se përdori Bashën, ajo akuzoi departamentin amerikan të shtetit se bëri presion e se po zbatonte rrugë të paligjshme. Deklaratën e PD-së pas këtyre akuzave, Gjikondi e cilëson si dobësi të Bashës për të mbajtur një qëndrim të fortë ndaj Berishës. Sipas Gjikondit Basha ka frikë nga Berisha për shkak të sekreteve të përbashkëta që kanë dhe se ish-kreu i PD-së mund t’ja bëjë publike.


