Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mëngjesin e sotëm ka mbeldhur drejtorët vendorë të Policisë.
Mbledhja e Çuçit me drejtorët vjen dy ditë pas ngjarjes së rëndë, ku u vra në Lezhë nënkomisari Saimir Hoxha. Ende nuk dihet se çfarë saktësisht po diskutohet në këtë mbledhje.
Bëhet me dije se pas përfundimit të takimit do të vendoset edhe ylli për Saimir Hoxhën në memorialin e dëshmorëve të policisë.
Kujtojmë që Saimir Hoxha së bashkë me kolegë të tjerë kishin shkuar në Lezhë për asgjesimin e disa fidanëve kanabis. Ata më pas në rrugë ndaluan një makinë dhe gjatë kontrollit Aldi Rama qëlloi me armë drejt Hoxhës duke i shkaktuar vdekjen. Pas 5 orësh kërkime 21-vjeçari qëlloi veten, ndërsa dje ndërroi jetë në spitalin e Traumës.


