• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JU KEMI MPOSHTUR NË FUSHËBETEJË”/ Shtypi serb kundër Ramës: Bën heroin në Prishtinë
Home
Politikë

“JU KEMI MPOSHTUR NË FUSHËBETEJË”/ Shtypi serb kundër Ramës: Bën heroin në Prishtinë

28 September, 2021 s.autor Politikë

Një ditë pas vizitës së Ramës në Kosovës, faqet e para të gazetave serbe janë të mbushura me deklaratat e tij të forta në Prishtinë. “Vesti”, një prej të përditshmeve më të mëdha në Serbi i bën jehonë deklaratës së Kryeministrit Shqiptar, në lidhje me “lëvizjen teatrale” të trupave serbe.

“Rama bën heroin në Prishtinë: Tanqet e Serbisë, Teatër!”, titulli i Vestit. Ndërkohë, të përditshme të tjera me tirazhin më të madh, “B92”, “Kurir” dhe Agjensia e Lajmeve “Tanjug” përqendrohen tek deklarata tjetër e fortë e Ramës.

“Nga Prishtina, Rama i thotë Serbisë: “Ju kemi mposhtur në fushëbetejë””, titulli i tyre.

E ndërsa komentet e gazetave janë njëzëri armiqësore, jo të gjithë qytetarët serbë ndajnë këtë qëndrim. Në seksionin e komenteve të “B92”, shumë qytetarë fajësojnë qeverinë e tyre për situatën e krijuar, ndërsa të tjerë thonë që pavarësisht në u pëlqen apo jo, fjalët e Kryeministrit Shqiptar janë të vërteta.

https://www.b92.net/info/vesti/index.php?dd=27&mm=09&nav_category=640&nav_id=1928525&yyyy=2021

“Sinqerisht, të gjithë duhet të qëtësohemi këtu”, shkruan Dragan, për të cilin një luftë e re në shekullin XXI do të ishte jo vetëm e pakuptimtë, por edhe katastrofike për Serbinë. “Rama ka 100% të drejtë. Ky është një show për konsum të brendshëm. Në vend që të pranojmë faktin që marrëveshja e targave është arritur para 5 vitesh dhe vetëm tani po zbatohet, ne vijojmë mbështesim këtë situatë. E vetmja gjë që bëjmë, është të krijojmë probleme të reja për veten tonë”, shkraun Vitali.

Një shtetas serb, me psuedonimin “Arthur”, ironizon mbi historinë evendit të tij, që ka festë kombëtare humbjen kundër otomanëve në betejën e Fushë Kosovës. “Ne nuk pranuam pushtimin otoman për 3 shekuj e gjysmë, nuk na kushton gjë të mos njohim këtë “realitet” për disa dekada”. Ndërsa një tjetër qytetar, komenton shkurt: “Çfarë ka thënë të pavërtetë Rama?”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUR BËN EDHE TI K**** SI E NDERSHME"/ Kejvina Kthjella "sherr" me ndjekësit e vet (FOTOT)
Previous article EKZEKUTIMI NË LEZHË/ Forca të shumta policie në vend, FNSH e RENEA krehin zonën (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT