Pas fejesës familjare të shumë përfolur në media, djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea ka ndezur festën me shoqërinë.
Jon Gjebrea dhe e fejuara e tij Merlin Haxhiymerin, zyrtarizuan lidhjen e tyre disa vjeçare pak ditë më parë .
Pasi u kthyen nga udhëtimi i tyre drejt Romës, çifti ka bërë bashkë shoqërinë. Në rrjetet sociale Joni ka ndarë momente nga festa, ku dukej qartë se të gjithë po argëtoheshin në maksimum.
Nga kjo fejesë u komentuan pa fund dhe ‘shfaqjet artistike’ që dha Anna, motra e vogël e jonit. Gjithashtu Merlin ka ndarë me miqtë unazën me gurë të çumar që i dhuroi i fejuari. /Gazeta Express/









