• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË I NDODH MËLÇISË KUR KONSUMONI VEZË DHE PROSHUTË? Çfarë rekomandohet
Home
Shëndet

ÇFARË I NDODH MËLÇISË KUR KONSUMONI VEZË DHE PROSHUTË? Çfarë rekomandohet

25 September, 2021 s.autor Shëndet

Konsumi i mishrave të përpunuar siç janë sallamrat, proshutat dhe salçicet, rrisin rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë apo rezistencës ndaj insulinës, që konsiderohet pikënisja e diabetit të tipit 2. Sipas studimeve, njerëzit që konsumojnë rregullisht mishra të përpunuar janë 50% më të rrezikuar ndaj dhjamosjes së mëlçisë dhe po aq ndaj rezistencës ndaj insulinës.

Çfarë është dhjamosja e mëlçisë

Dhjamosja e mëlçisë ka të bëjë me akumulimin e yndyrnave në qelizat e mëlçisë. Ky grumbullim nxit shfaqjen e inflamacionit dhe dëmtimin e pakthyeshëm të mëlçisë. Dhjamosja e mëlçisë është kthyer në një problem madhor shëndetësor, jo vetëm në vendet në zhvillim por edhe në ato më të zhvilluara. Kjo sëmundje nxitet edhe nga rezistenca ndaj insulinës, e cila vërehet kryesisht tek njerëzit mbipeshë.

Roli i mishrave të përpunuar në dëmtimin e mëlçisë

Sallamrat, proshutat dhe salçicet përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të yndyrnave të ngopura të cilat shkaktojnë inflamacion. Nga të dhënat ato përmbajnë shumë kripë, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me dëmtimet që i shkaktohen mëlçisë. Këto produkte përgatiten dhe gatuhen në temperatura shumë të larta. Ky proces krijon kimikate të rrezikshme të cilat duhet të përpunohen nga mëlçia.

Mishrat e rekomanduar për shëndetin e mëlçisë

Mishi në përgjithësi ofron disa ushqyes të vlefshëm për shëndetin ku përfshihen: proteina, hekuri, zinku dhe vitamina B12. Megjithatë, këto ushqyes përfitohen nëse produktet e mishit konsumohen pa e tepruar dhe sidomos duke pasur kujdes për metodën e përgatitjes dhe gatimit. Të dhënat, rekomandojnë konsumin e rregullt të peshkut dhe shpendëve, mishi i të cilëve përmban shumë yndyrna polio-të-pangopura.

Metoda e rekomanduar e gatimit të këtyre mishrave është zierja dhe avulli

Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje që nxitet nga stili i jetesës. Mjaftojnë disa ndryshime të rëndësishme në regjimin ushqimor dhe mëlçia mund të qëndrojë e shëndetshme dhe funksionet e saj të pacënueshme. Ndër ndryshimet më të rekomanduara përveç heqjes dorë nga mishrat e përpunuar është edhe aktiviteti fizik./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PËRMBAHET YLLI MANJANI/ Sulmon Yuri Kim: Bën detyrën e ministrit të propagandës. I ruan dhe Lulit vulën...
Previous article FESTIVALI I NJOHUR NË SHËNGJIN/ Policia kontrolle të befasishme në makina: Ja çfarë gjen

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT