Ka përfunduar takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim në selinë e Partisë Demokratike, ku është takuar me kryedemokratin Lulzim Basha.
Në prononcimin për mediat, ambasadorja u shpreh se ka biseduar me Bashën për ato që ka mësuar në Uashington, teksa thotë se së bahsku me kryedemokratin do të punohet për hapat e mëtejshëm që do të ndiqen.
Ambasadorja tha se nuk do të lejojë asnjë që të vendosë popullin shqiptar kundër SHBA-ve, pasi Uashingtoni kërkon vetëm sovranitetin e Shqipërisë dhe PD-së.
Dëshiroj të konfirmoj se përsa i përket Uashingtonit, ne jemi tepër serioz në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmëriseë dhe jemi të gatshëm ta luftojmë pavarësisht se ku ndodhet. Kam parë disa raporte shqetësuese se ajo që ka ndodhur për përcaktimin për raste madhore të korrupsionit. Ka qenë një turp kundër stabilitetit të Shqipërisë. Është e gabuar dhe ofenduese. Atyre që do të synojnë t’i vendosin SHBA-të kundër popullit shqiptar, do t’u them që e kanë gabim. Pozita jonë përsa i përket sovranitetit të Shqipërisë dhe PD-së nuk ka për të ndryshuar. Përpara ditëve, javëve dhe muajve që kemi përpara, kemi shumë punë për të brëë”, tha Yuri Kim.


