• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I RIU HUMBI JETËN NË AKSIDENT NË GREQI/ Prek me fjalët motra: Do ta sjellim në Shqipëri të prehet pranë babait
Home
Aktualitet
Kronikë

I RIU HUMBI JETËN NË AKSIDENT NË GREQI/ Prek me fjalët motra: Do ta sjellim në Shqipëri të prehet pranë babait

21 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në ishullin e Kretës pas një aksidenti tragjik me motor. Mediat në Greqi kanë marrë tashmë detaje nga familjarët e Erdi Rushitajt.

I riu shqiptar ndërroi jetë bashkë me një shokun e tij 17-vjeçar pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas me një shtyllë dritash në rrugë. Sipas raportimeve, Erdi e kishte blerë motorin pesë muaj më parë.

Motra e të riut është shprehur: “Nuk dua të besoj se nuk do ta shoh më kurrë vëllain tonë të vogël…Është shumë e vështirë për të gjithë ne. Mësuam se çfarë kishte ndodhur rreth orës 05.00 të mëngjesit kur disa nga miqtë e tij erdhën këtu për të na informuar. Na kishin fikur celularët dhe ata erdhën këtu. Kjo që ndodhi është tragjike.”

Po ashtu, motra e të riut ka treguar se kur i vëllai e solli për herë të parë motorin në shtëpi, ajo u shqetësua dhe i mori çelësat. Por ai këmbëngulte, derisa në një moment i gjeti dhe i mori.

“Erdi e kishte blerë motorin pesë muaj më parë. I pëlqente shumë. Kur e solli unë u shqetësova aq shumë sa i mora çelësat…Ne i thoshim vazhdimisht që të ishte i kujdesshëm. Ai gjithashtu ka një makinë, por motori i pëlqente më shumë. Po thonë që nuk kishte leje drejtimi, po ne e dimë që e kishte.”

Sipas deklaratave të të afërmve, trupi i pajetë i Erdit mund të sillet që të pushojë përgjithmonë në Shqipëri.

“Me siguri do të shkojmë në Shqipëri për funeralin e tij që ta ketë pranë babai. Ne jemi katër fëmijë. Këtu jetonte Edi dhe motra ime. Motra tjetër jeton në Shqipëri me nënën, të cilën e kemi pasur me ilaçe që kur e mori vesh. Ne kemi humbur babain në moshë të re. Vëllai jonë ishte shumë punëtor. Nga mëngjesi në darkë punonte se i pëlqente jeta e mirë.”

Ndërkohë, pritet që të sqarohen rrethanat e plota të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËRGJITHMONË"/ Arsimi i "Përputhen" pajtohet me partneren dhe i propozon për martesë (FOTOT)
Previous article ZGJEDHJET NË GJERMANI/ Kush është shqiptarja që kandidon për t’u bërë pjesë e Bundestagut

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT