Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme vizitën disa ditore në SHBA, ku shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Fillimisht Rama ka vizituar Akademinë Ushtarake “West Point”, në të cilën ka takuar edhe dy djem shqiptarë, teksa ka publikuar një foto në rrjete sociale.
“Kënaqësi të ndjehesha më i shkurtri mes dy djemve shembullorë shqiptarë të Akademisë West Point, të cilët do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën ushtarake të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane”, shkruan Rama.


