• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRUROHET KOPSHTI I RI “BLETËZA MAJA” NË FIKAS/ Veliaj: Ofrojmë të njëjtin shërbim për fëmijët…
Home
Politikë

PËRUROHET KOPSHTI I RI “BLETËZA MAJA” NË FIKAS/ Veliaj: Ofrojmë të njëjtin shërbim për fëmijët…

20 September, 2021 Delo.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inauguroi kopshtin e ri “Bletëza Maja” në Fikas, teksa tha se një nga sfidat e bashkisë ishte ofrimi i shërbimit me të njëjtën cilësi, si në qendër ashtu edhe në periferi.

“Një nga sfidat që kemi pasur dhe ka qenë edhe vetë kemi qenë skeptik, a do arrijë dot Tirana e madhe të ofrojë shërbime dinjitoze, si në periferi edhe në qendër. Sot ia kemi mbërritur kësaj dite. Me këtë kopësht i kemi dhënë prindërve një mesazh shumë të fortë: Nuk ka arsye pse të dyndemi në Tiranë me trafik dhe ngarkesë, e cila duke qenë se është urbanizuar jashtë mase, kopshtet janë në kapacitete maksimale. I gjetëm kopshtet me 30% kapacitet, ndërkohë sot jemi në një situatë ku kemi më shumë kërkesa, në disa raste dhe 7-8 fish më shumë, se sa mundësitë”, nënvizoi Veliaj.

“Ne do të hapim 10 kopshte dhe shkolla këtë semestër dhe 10 të tjera, semestrin e dytë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në Tiranë. Po bëjmë histori”, vuri në dukje Veliaj, teksa pohoi, – “Po do të dish të ardhmen e një kombi, shih si i ka kopshtet dhe çerdhet. Mos pyet gjithologët dhe analistët. Një komb me kopshte të mira, ka të ardhme. Në qytetin që gjetëm para 5-6 vitesh, kopshtet e çerdhet ngjanin me burgjet, ku lagështira lëpihej nëpër mure. Ai ishte qytet pa të ardhme”.

Në fund, kryebashkiaku u bëri edhe njëherë ftesë bizneseve private, që t’u vijnë në ndihmë prindërve që punojnë aty, duke hapur kopshte dhe çerdhe në vendin e punës. “Dua t’i bëj një thirrje çdo biznesi, i cili ka 20 nëna të reja punonjëse, të konsiderojnë hapjen e një çerdhjeje ose kopshti në afërsi të punës. Është e provuar shkencërisht, me financa, me ekomomi që fitimi vetëm shtohet. Dua që këtë ta kthejmë në standard”, nënvizoi ai.

Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiraj tha se kopshti i ri në Fikas ka një kapacitet prej 60 fëmijësh që ofron shërbime me kohë të plotë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 dhe me ushqim. Deputeti i zones, Xhemal Qefalia, falenderoi Bashkinë e Tiranës për rëndësinë që po i jep perfierisë së Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DEHUR NË TIMON/ I riu nga Durrësi kundërshton dhe kërcënon policët, procedohet penalisht dhe...
Previous article LAJM I MIRË/ AstraZeneca krijon ilaçin e ri që shëron kancerin e gjirit, zvogëlon me 72% rrezikun e vdekjes

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT